Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen


Një i moshuar është bërë pjesë e fjalimeve gjatë protestës së 91-të, duke përcjellë mesazhe të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Një i moshuar është bërë pjesë e fjalimeve gjatë protestës së 91-të, duke përcjellë mesazhe të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Duke folur para protestuesve, ai akuzoi Ramën se po injoron kërkesat e qytetarëve dhe kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa bëri thirrje për arrestimin e zyrtarëve që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin. “Rama nuk reagon dhe i injoron kërkesat tona. Ne i duam hajdutët në burg, ai i liron. Shqipëria nuk është e Ramës dhe Berishës, por e djemve dhe vajzave tona”, u shpreh ai. I moshuari kërkoi gjithashtu që t’u hapet rrugë brezave të rinj dhe bëri thirrje për hetimin dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë që ai i cilësoi si bashkëpunëtorë. “Nuk kemi frikë nga patronazhistët. Hapni rrugën brezit të ri, arrestoni Ballukun me kompani”, tha ai.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe çështjen e Çamërisë, duke deklaruar: “Mos hap konsullatë në Shkodër, por në Çamëri”.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ai i bëri thirrje kryeministrit të marrë masa për qytetarët që, sipas tij, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën dhe trajtimin shëndetësor.

“Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para për t’u kuruar dhe për të jetuar. Bëj diçka për invalidët”, deklaroi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb