Aktivisti Erjon Murataj, i ftuar në News24, ka komentuar zhvillimet e protestës kundër qeverisë, duke bërë thirrje për bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, në kërkesën për ndryshim. Ai e cilësoi protestën kombëtare dhe antipartiake, duke theksuar se në tubime nuk duhet të kenë vend ish-zyrtarët që kanë abuzuar me pushtetin. Murataj u ndal te përkeqësimi i gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe thellimi i diferencave sociale, duke krahasuar vështirësitë e familjeve që mezi sigurojnë bukën e përditshme me pasurinë e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ka 300 apartamente. Sipas tij, situata në vend është e ngjashme me një gjendje lufte, ndërsa protestat kanë arritur të thyejnë frikën dhe të rikthejnë shpresën për një lidership të ri. Aktivisti deklaroi gjithashtu se qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe se protesta nuk duhet të përfjë në një dialog me kryeministrin, por të vijojë deri në arritjen e ndryshimeve. Aktivisti Erjon Murataj: Shqiptarët kudo jetojnë duhet të bashkohen në Tiranë. Duhet të bashkohemi të gjithë. Protesta është kombëtare dhe antipartiake. Nëse do kemi ish-ministra, që kanë qenë në poste, normalisht që ata persona nuk janë të mirëpritur në tubime. Ka dhe deputetë që janë të mirëpritur, prsh Saimir Korreshi është pritur mirë nga studentët, sepse Korreshi është një individ, që ka mbrojtur interesin qytetar.
A është ky momenti që protesta të kthehet në alternativë politike? Mbase dhe jo. Protesta duhet të bëjë disa fitore dhe pse jo të krijojë parti nesër. Nëse një person ka qenë në pushtet dhe ka vjedhur, dera nuk mund të hapesh për këtë person. Nëse je demokrat, duhet të pranosh edhe frazën “Berisha në burg”. Në fund të ditës, Shqipëria vlen më shumë se partia.
Është thelluar shumë diferenca mes shtresave sociale, ku e mesma po zhduket dhe është e vështirë shumë që të jetohet. Një familje me ndihmë ekonomike, nuk merr dot as bukën. Këtë realitet ke në shoqëri, ndërsa Belinda Balluku ka 300 apartamente. Kjo është gjendje lufte. Nëse do të heshtim sot e do ta shuajmë atë flakë që mbahet ndezur në bulevard, do ishte katastrofë kombëtare.
Ne shikojmë një administratë, që ka diploma që i marrin në xhep, universitetet në rrethe kanë bërë presion mbi pedagogët e studentët që mos dalin në protestë. Kjo ka ndodhur në Elbasan. Pse? Sepse janë punësuar politikisht. Skandaloze është edhe qeverisja, por edhe deputetët e opozitës në shumë raste janë përzier me maxhorancën, duke vjedhur e grabitur bashkë.
Protesta ka potencialet që të krijojë lidership të ri. Protesta ka vrarë frikën dhe ka ngjallur shpresën, atë që Berisha nuk e arrin dot. Unë kam qenë 7 vjeç kur mbaj mend Berishën në pushtet dhe Ramën, që ishte kryetar i partisë KIS. Sot djali im është 7 vjeç dhe këta janë akoma në pushtet. Shqiptarët duan që Rama të ikë. Nuk mund të dialogohet me kryeministrin Edi Rama, për çfarë? Se kanë vjedhur më bukur se Berisha? © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivisti Belinda Balluku situata e rende
