Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Jemi si ajo pika e ujit që gërryen shkëmbin”/ “Mamica i doli kundër Skënderbeut, deputetët braktisën grupin”, protestuesi: Do ta rrëzojmë qeverinë, jemi me mijëra!


Kanë nisur fjalimet në protestën që po mbahet përballë Kryeministrisë, e cila sot shënon ditën e 106-të. Një prej protestuesve u shpreh se fakti që mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen në shesh, edhe pas më shumë se tre muajsh protesta, tregon sipas tij se lëvizja nuk është shuar.

Kanë nisur fjalimet në protestën që po mbahet përballë Kryeministrisë, e cila sot shënon ditën e 106-të. Një prej protestuesve u shpreh se fakti që mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen në shesh, edhe pas më shumë se tre muajsh protesta, tregon sipas tij se lëvizja nuk është shuar. “Askush nuk e ka menduar që edhe pas 106 ditësh do të ishim me mijëra në sheshin para Kryeministrisë dhe përballë Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar”, u shpreh protestuesi. Ai akuzoi qeverinë se përdor, sipas tij, pushtetin ekonomik të oligarkisë, patronazhistët, administratën dhe bandat për të krijuar një pushtet me rrënjë të thella. “Kjo qeveri përdor pushtetin ekonomik të oligarkisë, patronazhistët, administratën, bandat, për të krijuar një pushtet me rrënjë të thella, që kur populli të jetë në këmbë prej 106 ditësh, ta kemi të vështirë ta rrëzojmë”, tha ai. Protestuesi e krahasoi qëndrueshmërinë e protestës me pikën e ujit që, me kalimin e kohës, gërryen shkëmbin.

“Ndoshta për 106 ditë s’kishim forcë ta rrëzonim, por jam i bindur që e kemi forcën e pikës së ujit që kur bie, nis të thërrmojë shkëmbin”, deklaroi ai.

Më tej, ai pretendoi se brenda strukturave të pushtetit kanë nisur përçarjet, duke iu referuar edhe deputetëve që, sipas tij, kanë dalë kundër qeverisë.

“Struktura ka nisur të plasaritet, kemi Mamicën që i ka dalë kundër Skënderbeut, kemi deputetë që i kanë dalë kundër qeverisë”, u shpreh protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb