Lajme Zone
“Jemi në diktaturë të dytë”, qytetarja e revoltuar: Nuk do e lejojmë kurrë që Shqipëria të shitet, është vendi i shqiptarëve
PolitikëBalkanWeb

“Jemi në diktaturë të dytë”, qytetarja e revoltuar: Nuk do e lejojmë kurrë që Shqipëria të shitet, është vendi i shqiptarëve

Po mbahet protesta e 171-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Po mbahet protesta e 171-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Por kjo protestë është duke u mbajtur në kushte aspak të zakonta, teksa studentët e qytetarët janë shtyrë në trotuare. Policia ka deklaruar se është duke zbatuar aktin normativ të nxjerrë nga qeveria, e cila nuk lejon bllokimin e bulevardëve. Sakaq, protestuesit shprehen se e drejta për të protestuar është e garantuar në Kushtetutë. Në këtë mënyrë, qytetarët janë duke protestuar në trotuare përballë Kryeministrisë. Një nga qytetaret tha për News24 se nuk do e mendonte kurrë se pas 35 viteve, në Shqipëri do instalohej një diktaturë e dytë. Ajo bëri thirrje, që shqiptarët të zgjohen e ta rrëzojnë diktaturën, para se Shqipëria të shitet. Qytetarja: Pas 35 viteve, menduam se ishte larguar diktatura. Por kemi vendosur sot një diktaturë tjetër. Është vendosur një tjetër diktator në krye të vendit.

Nuk do e lejojmë kurrë më që diktaturët të vijnë në pushtet. Nuk do e lejojmë kurrë Shqipërinë të shitet, është vendi i shqiptarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 171 protesta