Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Jemi më të fortë se kurrë! Mos kini asnjë shpresë, reforma do të votohet”/ Blendi Klosi sfidë demokratëve: Pas “Territoriales” nuk do fitoni dot bashki as sa gishtat e dorës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka sfiduar demokratët lidhur me reformën territoriale, teksa ka deklaruar se ndryshimet do të miratohen dhe se opozita do të humbasë më tej bashki në zgjedhjet e ardhme lokale.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka sfiduar demokratët lidhur me reformën territoriale, teksa ka deklaruar se ndryshimet do të miratohen dhe se opozita do të humbasë më tej bashki në zgjedhjet e ardhme lokale. Gjatë deklaratës së tij, Klosi tha se Partia Socialiste është “më e fortë se kurrë”, ndërsa u shpreh se demokratët nuk do të fitojnë më shumë se “gishtat e dorës” në

zgjedhjet e ardhshme vendore. “Jemi më të fortë se kurrë. Ju sfidojmë se do merrni më pak se gishtat e dorës bashki nga ato që do të dalin sot nga votimi. Bashkitë që do të dalin sot nga votimi, ne do t’i fitojmë”, deklaroi Klosi. Ai akuzoi opozitën se shmang përballjen me argumente dhe kritikoi qëndrimin e saj ndaj diskutimit për reformën territoriale. “Prapë me hile dhe frikacake ju, nuk merrni dot një vendim në profilin tuaj politik. E keni raportin me ata që janë jashtë. Nuk doni të flisni kur të hapet diskutimi, që të thoni nuk flasim, por dalim jashtë. Ne jemi këtu të përballemi me argumente”, tha ai. Klosi mbrojti gjithashtu bashkimin e njësive vendore, duke argumentuar se kjo do t’i bëjë bashkitë më të forta.

“Bashkimi i bën më të forta bashkitë. Mos kini asnjë shpresë, reforma do të votohet”, u shpreh në përfundim Blendi Klosi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb