Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti në fjalën e tij para Kryeministrisë ka deklaruar se ata janë në protestë sepse kërkojnë institucione të shëndetshme dhe nëse lëshojnë frontin humbasin të drejtën për t’u ankuar. “Jemi të pathyeshëm, jemi gjithkund, në çdo cep të këtij vendi. Meqë Odisea është bërë linjë, linja muzikore është nga vendi ynë.
Po sjell dialogun e Akilit me Hektorin:
“Hektor i urryer mos më kërko kushte sepse nuk lidh besë qengji me ujkun, as luani me njriun. Behu gati të të ngul heshtën time aty ku filli i jetës është më i dobët”.
Ne jemi kundër dhunës sepse i duam institucionet tona, duam mjekësi dhe polici të shëndetshme. Nëse ju lëshoni frontin mos u ankoni për 40 vite. Janë momente decisive”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
