Lajme Zone
Java mbyllet me temperatura të larta, sa pritet të shënojë termometri këtë të premte
Të tjeraTop Channel

Java mbyllet me temperatura të larta, sa pritet të shënojë termometri këtë të premte

Java në vendin tonë do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të kthjellët.

Java në vendin tonë do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të kthjellët. Po ashtu në zonat malore nuk do të mungojnë as vranësirat, ku në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat e ajrit këtë mëngjes u regjistruan minimalisht 20 gradë, teksa vlera maksimale pritet të arrijë në 39 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 55 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. Top Channel