Lajme Zone
Janar-qershor 2026/ Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë!
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Janar-qershor 2026/ Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë!

Ministria e Financave ka publikuar performancën paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2026, ku rezulton se të ardhurat buxhetore kanë arritur në 410.6 miliardë.

Të ardhurat buxhetore në Shqipëri gjatë periudhës janar-qershor 2026 shënuan një performancë pozitive, duke tejkaluar planin me 5% dhe duke arritur në 410.6 miliardë lekë, ose 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Financave, e cila ka publikuar performancën paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2026. Ndërkohë sipas të dhënave, shpenzimet publike arritën në rreth 357.8 miliardë lekë dhe u realizuan në masën 97.4% të planit, ndërsa investimet kapitale tejkaluan fondet e planifikuara, duke reflektuar një ecuri të qëndrueshme të financave publike në gjysmën e parë të vitit 2026. LEXO EDHE:Optimizëm në ekonomi, qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro (VIDEO) Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Qershor reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Qershor 2026: Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 44.5 miliardë lekë ose 12.2 % më shumë, një realizim në masën 49.9 % të planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në shumën 260.1 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 1.7% më shumë se plani për periudhën. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë mbledhur 17.8 miliardë lekë ose 7.3% më shumë. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në shumën 141.5 miliardë lekë, 12.9 miliardë lekë ose 10% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e gjashtërmujorit, të ardhurat e mbledhura janë 6.3 miliardë lekë ose 4.6% më shumë. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 41.6 miliardë lekë, 8.4 miliardë lekë ose 25.4% më shumë se gjashtëmujori 2025, dhe me realizim në shumën prej 6.3 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se plani për gjashtëmujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Qershor 2026 janë në shumën 7.9 miliardë lekë. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 31.1 miliardë lekë, një realizim në masën 85.2% të planit për gjashtëmujorin 2026. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në shumën 47.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe 6.3 miliardë lekë ose 15.4% më shumë se plani për gjashtëmujorin 2026. Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në shumën 21.3 miliardë lekë ose me realizim në masën 95.6% të planit të periudhës. Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në shumën 99.2 miliardë lekë, 11.6 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se gjashtëmujori 2025, si dhe me realizim prej 102.8% të planit të periudhës. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në vlerën 118.6 miliardë lekë, 4.9 miliardë lekë ose 4.3% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025. Realizimi i planit ishte në nivelin 98.5% e planit të periudhës. Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë 79.1 miliardë lekë, 3.2 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe realizim me 98.7% e planit për periudhën gjashtëmujore 2026. Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë realizuar në shumën 33.6 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 4.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe realizim në shumën 492 milionë lekë ose 98.6% të planit për gjashtëmujorin 2026. Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në shumën 923 milionë lekë, një realizim prej 84.8 % kundrejt planit të gjashtëmujorit 2026. Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në vlerën 5 miliardë lekë, 463 milionë lekë ose 10.3% më shumë se periudha gjashtëmujore e viti 2025, si dhe realizim prej 96.2% kundrejt planit të gjashtëmujorit 2026. Shpenzimet: Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 357.8 miliardë lekë me një realizim në masën 97.4% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.5% më i lartë ose rreth 24.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale, për periudhën 6 mujore të vitit 2026, rezultuan në 36.8 miliardë lekë, 103.8% në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.2% më i lartë ose rreth 3.4 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente, për periudhën 6 mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 321.1 miliardë lekë, ose me një realizim në masën 97.4% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.2% më i lartë ose rreth 21.4 miliardë lekë më shumë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Ministria e Financave te ardhurat shpenzime ekonomia Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 3935 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?