Lajme Zone
'Jam zvarritur nga kati i parë në të katërtin', 65-vjeçari denoncon kushtet në Spitalin e Përmetit: Shtet hajdut
EkonomiSyri

'Jam zvarritur nga kati i parë në të katërtin', 65-vjeçari denoncon kushtet në Spitalin e Përmetit: Shtet hajdut

65-vjeçari Durim Elmazi nga Mokrica, prej afro dy vitesh ndodhet në Spitalin e Përmetit, ku denoncon kushtet e vështira dhe mungesën e shërbimit, ndërsa rrëfen se është detyruar të lëvizë i vetëm në ambientet e spitalit, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.

65-vjeçari Durim Elmazi nga Mokrica, prej afro dy vitesh ndodhet në Spitalin e Përmetit, ku denoncon kushtet e vështira dhe mungesën e shërbimit, ndërsa rrëfen se është detyruar të lëvizë i vetëm në ambientet e spitalit, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore. Me njërën këmbë të amputuar, tjetrën në rrezik dhe me dorën e mpirë, Elmazi thotë se në mungesë të shoqërimit nga personeli infermieror është detyruar të zvarritet nga kati i parë deri në katin e katërt.Lexo edhe:Parashikimi i horoskopit 11 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Gjatë bisedës me gazetarin, 65-vjeçari tregon se nuk merr ndihmën që i nevojitet dhe se shpesh është i detyruar të kujdeset vetë për nevojat e tij. Gazetari: Po të ndihmojnë? Durim Elmazi: As të ndihmojnë, as për pesë lekë, as për gjë. Tre herë kam marrë firmat dhe... na vjedhin. Ne na vjedhin. Sipas Elmazit, gjatë qëndrimit në spital i kanë munguar edhe sende personale. Gazetari: Shërbimi si të duket këtu? Elmazi: Zero. Kam çuar roba për të larë, nuk m'i kanë sjellë më. Më kanë munguar shumë gjëra, peshqirë, shumë gjëra... nuk i kanë sjellë. Gazetari: Po kush i merr këto? Elmazi: S'i kanë sjellë. Kisha gjëra të vogla, nuk gjej asgjë. Edhe krahëzën e kokës e kishin marrë. 65-vjeçari tregon se edhe për të lëvizur në spital nuk ka pasur gjithmonë ndihmën e personelit. Gazetari: Po për t'u shoqëruar, kush të shoqëron kështu? Elmazi: Po iki re vetë, çfarë më shoqërojnë mua. Gazetari: S'të shoqëron infermieri? Elmazi: Çfarë infermieri more, s'duan t'ia dinë. Sipas tij, më parë situata ka qenë ndryshe, pasi një prej infermierëve e ndihmonte në nevojat e përditshme. Elmazi: Kur ishte një infermier më përpara, ai më ndihmonte, më lante, ashtu si burrë. Më merrte dhe cigare poshtë te urgjenca. I jepja lekët, merrte 10 cigare, 15... Një tjetër problem i ngritur nga 65-vjeçari lidhet me dokumentacionin e pensionit. Ai thotë se ka pasur vështirësi për të përfunduar procedurat dhe se vetëm së fundmi ka bërë pagesat që i nevojiteshin. Gazetari: Ti kërkon që të bëhet pensioni tani? Elmazi: Pensionin tani, sot e plotësova, e pagova. Do dal tani... e pagova sigurimin, ato që kisha për të plotësuar. E pres tani. Gazetari: Se duhet të kishe dalë më përpara, apo jo? Elmazi: Të kisha dalë më përpara. Kam muaj, e kam shumë të vështirë. Kur isha në Gjirokastër... më tha: “Po e ke KEMP-in?” “Jo”, i thashë, “s'e kam KEMP-in”. I gjeti lekët në dorë. As s'kam asgjë, i tha, KEMP-in s'e kam të plotë. Elmazi tregon se antena e televizorit në dhomën ku qëndron është hequr pasi ai kishte shprehur pakënaqësinë e tij ndaj shtetit dhe institucioneve. 65-vjeçari pretendon se vendimi është marrë me urdhër të drejtorit të Spitalit të Përmetit, Hodjan Selmani. Elmazi thotë se kishte shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si trajtohej dhe kishte deklaruar: “Janë hajdutë ky shtet.” Ai shprehet se pas kësaj është hequr antena e televizorit në dhomën e tij. Dëshmia e 65-vjeçarit ngre shqetësime serioze mbi kushtet dhe trajtimin e pacientëve që qëndrojnë për periudha të gjata në Spitalin e Përmetit. Elmazi kërkon që problemet që ka ngritur të merren në konsideratë dhe që të ketë mbështetjen e nevojshme për shërbimin shëndetësor, lëvizjen brenda spitalit dhe përfundimin e procedurave të pensionit.