Letra e Erion Veliajt Veliaj pretendon se Gogu e ka paralajmëruar për mundësinë e ngritjes së akuzave të tjera nga prokurorët, deri te ajo e prishjes së rendit kushtetues. Veliaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të marrë masa për verifikimin e këtyre pretendimeve dhe për të sqaruar rrethanat e transferimit të tij në Fier. Erion Veliaj vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Në një letër drejtuar sot GJKKO-së, kryebashkiaku i Tiranës pretendon se është “rrëmbyer” nga një togë policësh, të cilët e kanë transferuar rreth 100 kilometra larg gjykatës, pa e informuar për destinacionin.
Sipas Veliajt, ministri Toni Gogu e ka vizituar pas transferimit dhe i ka thënë se gjithçka kishte ndodhur me urdhër personal të Edi Ramës.
Ai pretendon gjithashtu se Gogu e ka paralajmëruar për mundësinë e ngritjes së akuzave të tjera nga prokurorët, deri te ajo e prishjes së rendit kushtetues. Veliaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të marrë masa për verifikimin e këtyre pretendimeve dhe për të sqaruar rrethanat e transferimit të tij në Fier.
“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”, thuhet në letrën e Veliajt. Letra e Veliajt për GJKKO Gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit.
"Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimin, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij".
Ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish procesin gjyqësor ndaj Erion Veliajt, dhe të pandehurve të tjerë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit , ndërsa gjykata caktoi datën 17 nëntor për seancën e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, GJKKO vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve. erion veliaj gjkko 1 Komente P Penicilina 3 Nëntor 2026, 13:33 Mashtrime te nje lajkatari I lindur, po keshtu perfjne te gjithe ata qe te lavdorojne pa qenenevoja si arben Ahmetaj erj pyeteni njehere ate si nuk tha nje fjale per djegjen e Tiranes nga vandalet berishist,komunist,ballist dhe iranian Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Letra e Veliajt, Bylykbashi përplaset me Manjën te 'Ligjet': Rama të dorëhiqet, kërcënimi është vepër penale 3 Nëntor 2026, 11:4211:42Politike “Kjo është banda që na drejton”/ Përplasje të forta në Komisionin e Shëndetësisë, opozita mbyll mbledhjen 3 Nëntor 2026, 11:3711:37Politike Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama fshin mbishkrimin dhe përsërit thirrjen për dialog 3 Nëntor 2026, 08:1608:16Politike Loja e pasqyrave në qelinë e Erion Veliajt 2 Nëntor 2026, 21:1821:18Politike Letra e Veliajt, PD kërkon hetimin e Ramës: Kërcënime të stilit mafioz, jeta e kryebashkiakut në rrezik 2 Nëntor 2026, 20:5620:56Politike “Rama po dhunon shtetin, ka rënë sistemi”, Shehi: Si negocion ministri i Drejtësisë me një të burgosur?! 2 Nëntor 2026, 20:3920:39Politike

