Letra e Erion Veliajt Veliaj pretendon se Gogu e ka paralajmëruar për mundësinë e ngritjes së akuzave të tjera nga prokurorët, deri te ajo e prishjes së rendit kushtetues. Veliaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të marrë masa për verifikimin e këtyre pretendimeve dhe për të sqaruar rrethanat e transferimit të tij në Fier. Erion Veliaj vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Në një letër drejtuar sot GJKKO-së, kryebashkiaku i Tiranës pretendon se është “rrëmbyer” nga një togë policësh, të cilët e kanë transferuar rreth 100 kilometra larg gjykatës, pa e informuar për destinacionin.
Sipas Veliajt, ministri Toni Gogu e ka vizituar pas transferimit dhe i ka thënë se gjithçka kishte ndodhur me urdhër personal të Edi Ramës.
Ai pretendon gjithashtu se Gogu e ka paralajmëruar për mundësinë e ngritjes së akuzave të tjera nga prokurorët, deri te ajo e prishjes së rendit kushtetues. Veliaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të marrë masa për verifikimin e këtyre pretendimeve dhe për të sqaruar rrethanat e transferimit të tij në Fier.
“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”, thuhet në letrën e Veliajt. Letra e Veliajt për GJKKO Gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit.
"Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimin, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij".
Ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish procesin gjyqësor ndaj Erion Veliajt, dhe të pandehurve të tjerë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit të Gentian Sulës, ndërsa gjykata caktoi datën 17 nëntor për seancën e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, GJKKO vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve.erion veliaj gjkko Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zgjedhjet e 9 majit, Celibashi: Kodi Zgjedhor të përshtatet me ndarjen e re territoriale brenda këtij viti! 3 Nëntor 2026, 11:4511:45Aktualitet Varrmihësit e Shkodrës: Gonxhe dhe Haxhiu spastrojnë specialistët për t’i hapur rrugë shkatërrimit të Qendrës Historike 3 Nëntor 2026, 11:2711:27Aktualitet Studentët refuzojnë dialogun me Ramën: Ftesa hipokrite, na shpërfillën për muaj të tërë 3 Nëntor 2026, 11:2611:26Aktualitet “Bashkohuni me ne”/ Studentët nisin ditën e 22-të të protestës, thirrje për të braktisur auditorët 3 Nëntor 2026, 10:5610:56Aktualitet Seanca në GJKKO, Veliaj refuzon të marrë pjesë: Do të vij në gjyq kur të mos më mbani në kafaz 3 Nëntor 2026, 10:3910:39Aktualitet Veliaj sot përballë GJKKO-së, mungesa e avokatëve bllokoi seancën e kaluar 3 Nëntor 2026, 08:4608:46Aktualitet

