Lajme Zone
“Jam këtu vetëm prej saj”/ Dedikimi prekës i Rita Orës për vdekjen e legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton
KulturëGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Jam këtu vetëm prej saj”/ Dedikimi prekës i Rita Orës për vdekjen e legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton

Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës country, Dolly Parton, ka bërë që shumë figura ndërkombëtare dhe artistë në mbarë botën ti dedikojnë asaj disa fjalë prekëse.

Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës country, Dolly Parton, ka bërë që shumë figura ndërkombëtare dhe artistë në mbarë botën ti dedikojnë asaj disa fjalë prekëse.

Parton, e cila u bë një prej figurave më të dashura dhe më me ndikim të muzikës amerikane, ishte një inspirim për shumë artistë ndër ta edhe për këngëtaren shqiptare Rita Ora. Ajo ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë pas lajmit të vdekjes së saj duke sjellë edhe njëherë në vëmendje një intervistë nën praninë e këngëtares së ndjerë.

Rita përmes publikimit të një fragmenti nga intervista riktheu në kujtesë admirimin e madh që kishte për të duke cituar se Dolly ishte arsyeja e vetme pse ishte prezente në intervistë.

Vdekja e Parton shënon humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të muzikës country, ndërsa trashëgimia e saj artistike pritet të vazhdojë për shumë vite.