Lajme Zone
“Jam Edi Rama, më jep 1 mln euro”/ Pse mashtruesi zgjodhi pikërisht Ardi Kollçakun, “lavatriçen” e parave të kokainës?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Jam Edi Rama, më jep 1 mln euro”/ Pse mashtruesi zgjodhi pikërisht Ardi Kollçakun, “lavatriçen” e parave të kokainës?

Një milion euro nuk është një shumë që kërkohet rastësisht, aq më tepër kur mashtruesi zgjedh të përdorë emrin e kryeministrit Edi Rama. Albi Muça, 25-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Tiranës, kishte zgjedhur si shënjestër biznesmenin Ardi Kollçaku, pronarin e kompanisë “Anchor Investments”, emri i të cilit është përmendur në hetimet e SPAK për pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të kokainës përmes kullave në Tiranë.

Foto ilustruese/ Shënjestra e mashtrimit ishte pronari i “Anchor Investments”, emri i të cilit është përmendur në investigimet e Pamfletit për dyshimet e pastrimit të parave të kokainës përmes kullës “Tirana Tower”. SPAK ka sekuestruar dhjetëra pasuri në këtë projekt. Muça, 25 vjeç, tentoi t'i merrte 1 milion euro biznesmenit Ardi Kollçaku, duke përdorur identitetin e kryeministrit Edi Rama. Përse u zgjodh pikërisht Kollçaku dhe kush e bindi të riun se një biznesmen i përfshirë në dosjen e SPAK për pastrimin e parave të kokainës mund të paguante një shumë kaq të madhe?

Një milion euro nuk është një shumë që kërkohet rastësisht, aq më tepër kur mashtruesi zgjedh të përdorë emrin e kryeministrit Edi Rama. Albi Muça, 25-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Tiranës, kishte zgjedhur si shënjestër biznesmenin Ardi Kollçaku, pronarin e kompanisë “Anchor Investments”, emri i të cilit është përmendur në hetimet e SPAK për pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të kokainës përmes kullave në Tiranë.

Ngjarja është paraqitur si një tentativë mashtrimi përmes aplikacionit Signal, ku i riu, duke përdorur identitetin e Edi Ramës, i kërkoi biznesmenit plot 1 milion euro. Kollçaku e kuptoi se bëhej fjalë për mashtrim dhe iu drejtua Policisë, e cila organizoi operacionin “Request” dhe arrestoi Albi Muçën në flagrancë.

Mirëpo, përtej arrestimit të një 25-vjeçari që u hoq si kryeministër, historia ngre disa pyetje shumë më interesante. Përse mashtruesi zgjodhi pikërisht Ardi Kollçakun? Përse i kërkoi 1 milion euro dhe jo 10 apo 20 mijë euro? Mbi çfarë informacioni u mbështet kur mendoi se biznesmeni mund të nxirrte nga xhepi një shumë të tillë vetëm sepse dikush i shkruante në emër të Edi Ramës?

A ishte një përpjekje e verbër për të zhvatur para nga një biznesmen i pasur, apo personat pas skemës kishin dijeni për marrëdhënie, interesa dhe pazare të mundshme që e bënin Kollçakun një shënjestër të përshtatshme?

Këto dyshime marrin peshë kur shihet profili i biznesmenit.

Ardi Kollçaku është një emër që Pamfleti e ka trajtuar në disa investigime për sektorin e ndërtimit dhe dyshimet mbi origjinën e parave të investuara në kullat e Tiranës. “Lavatriçja” e kokainës në ndërtim: kullat e Ardi Kollçakut vazhdojnë të ngrihen, hetimi nuk dihet ku ka mbetur 3 Tetor, 13:53 Ardi Kollçaku, "lavatriçja" e kokainës që mori lejen për kullën Tirana Tower; dy detaje që e vendosin në qendër të dosjes së SPAK

22 Qershor, 17:28 Biznesmeni Ardi Kollçaku; në lupën e SPAK për pastrimin e parave të kokainës, leje për kulla nga Tirana në Vlorë

19 Qershor, 12:27 Në qershor të këtij viti, SPAK dhe BKH zhvilluan një operacion të gjerë kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave. Hetimet prekën edhe projektin “Tirana Tower”, ku kompania “Anchor Investments” e Kollçakut zotëron 50% të investimit.

Pjesa tjetër e projektit ndahet mes kompanive “Altea Construction” dhe “Brain VP”, me nga 25% secila. Sipas dokumenteve të trajtuara më parë nga Pamfleti, këto dy shoqëri janë lidhur nga hetuesit me dyshimet për futjen e parave të trafikut të drogës në sektorin e ndërtimit.

Në kuadër të operacionit, SPAK vendosi nën sekuestro 32 apartamente, 6 njësi tregtare dhe 52 poste parkimi në godinën shumëkatëshe në rrugën “Xhanfize Keko”, të identifikuar në investigimet e Pamfletit si “Tirana Tower”.

Një hollësi tjetër është se Vasil Pelini, administratori dhe ortaku i vetëm i “Brain VP”, rezulton njëkohësisht administrator i “Anchor Beton”, shoqërisë së lidhur me grupin e biznesit të Kollçakut. Kjo lidhje mes kompanive dhe administratorëve është një nga elementet që Pamfleti ka evidentuar në investigimet e mëparshme.

Kollçaku nuk figuron mes personave ndaj të cilëve u vendosën masa sigurie në operacionin e qershorit. Megjithatë, struktura e bashkëinvestimit dhe marrëdhëniet mes kompanive kanë qenë objekt i pyetjeve të ngritura publikisht për origjinën e financimeve.

Pikërisht këtu historia e mashtrimit me emrin e Edi Ramës bëhet edhe më interesante.

Një 25-vjeçar vendos të kontaktojë një biznesmen që zhvillon projekte ndërtimi me vlera miliona euro dhe që është përmendur në një dosje të rëndësishme të SPAK. Nuk i kërkon një shumë modeste, por plot 1 milion euro. Për t'ia bërë kërkesën të besueshme, zgjedh identitetin e njeriut që drejton qeverinë dhe kryeson institucionin që miraton lejet për projektet e mëdha të ndërtimit.

Përse mendonte se kjo formulë do të funksiononte?

A kishte dëgjuar Muça për ndonjë marrëdhënie të caktuar mes biznesmenit dhe njerëzve të pushtetit? A ishte në dijeni të ndonjë pazari të pretenduar, apo thjesht po shfrytëzonte emrin e kryeministrit për të trembur një biznesmen të fuqishëm?

Këto janë pista që kërkojnë verifikim. Megjithatë, zgjedhja e shënjestrës dhe shuma e kërkuar janë dy elemente që meritojnë vëmendje të veçantë.

Madje, vetë Policia ka njoftuar se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në skema të ngjashme. Kjo do të thotë se hetimi nuk është mbyllur me arrestimin e Albi Muçës.

Nëse pas tij qëndrojnë persona të tjerë, çfarë dinin ata për Kollçakun? Kush e përzgjodhi biznesmenin dhe kush e përcaktoi shumën prej 1 milion eurosh? A u përdor identiteti i Ramës vetëm për t'i dhënë peshë mashtrimit, apo autorët besonin se emri i kryeministrit mund të shërbente si një argument bindës për një kërkesë të tillë financiare?

Përgjigjet gjenden te komunikimet e sekuestruara, marrëdhëniet mes personave të përfshirë dhe origjina e informacionit mbi biznesmenin. /Pamfleti 3 Komente M Mashtrim 20 Nëntor 2026, 13:57 Keshtu haram leku i ketij mashtruesi Kollcaku. Ku i gjeti miliona euro? Ai eshte marre me droge me perpara, . Pra mashtrues kollcaku ben pazare, jep 1 milion euro cash. Kjo skene eshte inskenuar se qe ka nje mesazh per tu duk kollcaku. Kush ia dha kollcakut leket, mos do te fshihet per hetimin e Spakut. Ai eshte injorant, po dikush e meson te ngreje reputocionin e kompanine mashtruese te kollcakut se kollcaku keshtu eshte marre me pislliqe. Përgjigjjuni L Loni 20 Nëntor 2026, 16:28 Po ky eshte gropa e golaxhi mo plak! Mut ka po ben pordhe me leket e cunave jashte Përgjigjjuni M Mbase 20 Nëntor 2026, 17:47 E kane genjyer te shkretin Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Luca, 'kumbari punës në të zezë': qindra punonjës të padeklaruar, KLSH e evidenton, por ministrat e Ramës nuk e prekin 19 Nëntor 2026, 13:3413:34Anti-Mafia Si i ka “blerë” Edi Rama eksponentët e PD në Vlorë me kulla e poste publike 19 Nëntor 2026, 13:4013:40Anti-Mafia 1.4 vite burg për “Mon Kukaleshin” e Kumbaros/ Si u vodhën 4 mln euro me ujësjellësin dhe hija e Mirelës 18 Nëntor 2026, 18:5418:54Anti-Mafia Dokumenti/ Si i dështoi skenari grabitqarit Bashkim Ulaj për të marrë 61 ha tokë shtetërore falas për 99 vite në Koplik 18 Nëntor 2026, 12:4512:45Anti-Mafia Dosja e zezë e ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano, “zar” i oligarkëve të ndërtimit dhe krimit; falsifikime dhe pazare me pronat e kryeqytetit 17 Nëntor 2026, 12:3412:34Anti-Mafia Universiteti i Shkodrës, çiflig i kushërinjve dhe dhëndurëve: Mirela Kumbaro, rikonfirmon bordin e skandaleve! 16 Nëntor 2026, 15:3215:32Anti-Mafia