Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin. Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, kryesisht në zonat e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit.Lexo edhe:Rama sulmoi nënën me djalin autik, qytetarët përgjigjen me solidaritet: 150 mijë dollarë mblidhen për familjen Bulku Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, herë pas here, era pritet të forcohet deri në 14 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

