Lajme Zone
Izraeli hyn në betejën për Ballkanin: Projektligji amerikan parashikon 2 miliardë dollarë investime për mbrojtjen
PolitikëPamfleti

Izraeli hyn në betejën për Ballkanin: Projektligji amerikan parashikon 2 miliardë dollarë investime për mbrojtjen

Qarqe politike dhe fetare të lidhura me Turqinë, Rusinë, Kinën dhe Iranin po financojnë një fushatë kundër Izraelit, të cilin përpiqen ta paraqesin si kërcënim për rajonin.

Foto Pamfleti / Projektligji dypartiak në Kongresin Amerikan synon të hartëzojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës, ndërsa Uashingtoni kërkon bashkëpunim izraelit për mbrojtjen ushtarake dhe kibernetike të Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit. Një betejë e fortë gjeopolitike po zhvillohet prej muajsh jo vetëm në Shqipëri dhe në hapësirat shqiptare, por edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Qarqe politike dhe fetare të lidhura me Turqinë, Rusinë, Kinën dhe Iranin po financojnë një fushatë kundër Izraelit, të cilin përpiqen ta paraqesin si kërcënim për rajonin.

Kjo fushatë nuk duket e rastësishme. Sipas një analize të botuar nga gazeta izraelite “The Jerusalem Post”, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ta përfshijnë Izraelin në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve ballkanike, sidomos në teknologjinë ushtarake dhe sigurinë kibernetike. Në Kongresin Amerikan është paraqitur projektligji dypartiak “Balkans Security Cooperation Act”, me numër H.R. 10748. Nismën e kanë propozuar kongresmeni demokrat Ritchie Torres nga Nju Jorku dhe republikani Joe Wilson nga Karolina e Jugut.

Torres konsiderohet trashëgimtari politik i të ndjerit Eliot Engel, një prej mbështetësve më të njohur të shqiptarëve në Kongresin Amerikan. Ai përfaqëson një zonë të Bronxit ku jeton një komunitet i madh shqiptar dhe ka vijuar linjën e Engel në raport me Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare.

Projektligji kërkon nga Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit që të hartojnë një raport të hollësishëm mbi lidhjet e sigurisë që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë krijuar me Rusinë dhe Kinën që prej vitit 2012. Raporti duhet të përfshijë blerjet e armatimeve, stërvitjet e përbashkëta, marrëveshjet ushtarake, bashkëpunimin në inteligjencë dhe aktivitetin e qendrës së ashtuquajtur humanitare ruse në rajon. Në shtator, dronët ushtarakë izraelitë nisën të montoheshin në Ballkanin Perëndimor. Sipërmarrja e përbashkët, ku shumicën e aksioneve e zotëron kompania izraelite “Elbit Systems”, lidhet me një paketë të raportuar prej 1.63 miliardë dollarësh.

Vetë “Elbit Systems” ka konfirmuar një kontratë prej 1.635 miliardë dollarësh me një shtet europian, por nuk e ka bërë publik emrin e vendit. Kontrata përfshin sisteme raketore, dronë zbulimi dhe luftarakë, inteligjencë elektronike dhe pajisje të tjera ushtarake. Teknologjia izraelite po vendoset në një rajon ku veprojnë paralelisht sistemet kineze të mbrojtjes ajrore, avionët luftarakë rusë dhe strukturat që vendet perëndimore i shohin prej kohësh me dyshim.

Autori i analizës në “The Jerusalem Post”, eksperti i sigurisë kibernetike Emir Kremić, e përshkruan Ballkanin Perëndimor si një hapësirë ku Moska, Pekini dhe Teherani po kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre përmes teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe operacioneve kibernetike.

Sipas tij, partneriteti mes Rusisë, Kinës dhe Iranit nuk kufizohet në Lindjen e Mesme. Ai kërkon terren në çdo rajon ku gjen institucione të dobëta, kriza politike, sisteme të pambrojtura dhe boshllëqe strategjike.

Shqipëria përbën rastin më të drejtpërdrejtë. Në vitin 2022, një grup hakerësh që autoritetet shqiptare e lidhën me Teheranin goditi shërbimet publike online. Pas këtij sulmi, Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Në mars 2026, hakerët depërtuan edhe në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë, fshinë të dhëna dhe publikuan komunikime elektronike të deputetëve. Sipas analizës, sulmuesit mund të kenë qëndruar për një kohë të gjatë brenda rrjetit përpara se institucionet t’i zbulonin. Interesi i Izraelit në Ballkanin Perëndimor nuk buron nga simpatitë politike, por nga gjeografia strategjike. Shqipëria ka paguar një kosto konkrete për përplasjen me Republikën Islamike të Iranit. Kosova, nga ana tjetër, hapi ambasadën e saj në Jerusalem në vitin 2021 dhe krijoi një raport të drejtpërdrejtë politik me Izraelin.

Shumica e vendeve të rajonit janë anëtare të NATO-s ose synojnë anëtarësimin. Vendet që nuk kanë hyrë ende në Bashkimin Europian po negociojnë ose synojnë afrimin me të. Uashingtoni kërkon ta mbyllë hapësirën që Rusia, Kina dhe Irani përdorin për të zgjeruar ndikimin e tyre.

Projektligji Torres-Wilson nuk parashikon drejtpërdrejt autorizimin e Izraelit për të investuar në mbrojtjen e Ballkanit. Ai kërkon evidentimin e lidhjeve ushtarake dhe të inteligjencës së vendeve të rajonit me Rusinë dhe Kinën. Përfshirja e Izraelit në sigurinë kibernetike të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera përbën rekomandimin e autorit të analizës në “The Jerusalem Post”.

Sipas këtij propozimi, agjencitë dhe kompanitë izraelite të sigurisë kibernetike mund të bashkëpunojnë me Shqipërinë, Kosovën dhe qeveritë e tjera të rajonit që kërkojnë të forcojnë mbrojtjen e rrjeteve, institucioneve dhe të dhënave të tyre.

Uashingtoni po hartëzon ndikimin rus dhe kinez. Izraeli po vendos teknologjinë e tij ushtarake në rajon. Irani ka treguar se mund ta godasë Shqipërinë pa dërguar asnjë ushtar. Përplasja për Ballkanin ka hyrë tashmë në rrjete, serverë, sisteme mbrojtëse dhe qendra vendimmarrjeje./Pamfletiizraeli beteja për ballkanin Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha mesazh opozitës: Edhe ndërkombëtarët na këshillojnë të bashkohemi kundër Ramës 23 Nëntor 2026, 14:2714:27Politike Harta e re territoriale, Bardhi: Do e çojmë në Kushtetuese, u miratua në mënyrë të njëanshme 23 Nëntor 2026, 13:3213:32Politike Hartimet e Elisës dhe cic-micet e Erionit: Mos janë lojë e Edi Ramës? 23 Nëntor 2026, 12:1512:15Politike Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë 23 Nëntor 2026, 12:0012:00Politike Plarent Ndreca shpërthen ndaj Ramës, zbulon çfarë ndodhi në Asamblenë e PS: Iu hakërrye socialistëve, nuk hesht më! 23 Nëntor 2026, 11:2211:22Politike Meta: “Samiti i Arubës” ende vijon! 22 Nëntor 2026, 17:2917:29Politike