Lajme Zone
Iu gjend pistoletë në shtëpi, pranga 43-vjeçarit në Bërxullë
Të tjeraReport TV

Iu gjend pistoletë në shtëpi, pranga 43-vjeçarit në Bërxullë

Një 43-vjeçar në Bërxullë është vënë në pranga për ambëmbajtje pa leje. Në banesën e tij është gjetur një pistoletë, tashmë e sekuestruar bashkë me krehrin me 7 fishekë.

Një 43-vjeçar në Bërxullë është vënë në pranga për ambëmbajtje pa leje. Në banesën e Juljan Konit është gjetur një pistoletë, tashmë e sekuestruar bashkë me krehrin me 7 fishekë. Kapja e tij u bë pas kontrolleve që policia ka kryer mbrëmjen e djeshme pas vrasjes 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, po në Bërxullë. Për momentin nuk lidhet me ngjarjen. LEXO edhe...32 protestues të shoqëruar nga përplasjet e dhunshme në protestën te Kuvendi, 2 në pranga Njoftimi: Arrestohet në fshatin Bërxullë, një 43-vjeçar që mbante pa leje, në banesë, pistoletë me municion. Sekuestrohen arma e zjarrit, si dhe krehri i saj, me 7 fishekë. Si rezultat i punës parandaluese, të bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarje kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda finalizuan operacionin e koduar “Risku”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. K., 43 vjeç, në fshatin Bërxullë. Në banesë u gjet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe 7 fishekë, që posedohej pa leje, nga 43-vjeçari, i cili në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al Edmond Sula juljan koni armembajtje pa leje Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.3% I gabuar 27.9% Nuk e di 7.8% Vota total: 5654 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?