Lajme Zone
Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora më në fund merr patentën! Pozon me krenari para makinës
KulturëReport TV

Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora më në fund merr patentën! Pozon me krenari para makinës

Rita e kishte nisur historinë e saj me patentën në vitin 2014, kur po planifikonte të zhvendosej në Kaliforni. Në atë kohë, ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, e kishte motivuar që të merrte patentën duke i blerë një Mercedes me vlerë rreth 100 mijë paund.

Pas 12 vitesh nga mësimi i saj i parë i drejtimit të makinës, Rita Ora më në fund ka kaluar testin praktik dhe tashmë mund të drejtojë një automjet. Këngëtarja 35-vjeçare e ka kaluar provimin në Los Angeles dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram momentin e shumëpritur, duke pozuar me certifikatën pranë një makine të autoshkollës. LEXO edhe...Rita Ora flet për sendin që s'e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni Rita e kishte nisur historinë e saj me patentën në vitin 2014, kur po planifikonte të zhvendosej në Kaliforni. Në atë kohë, ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, e kishte motivuar që të merrte patentën duke i blerë një Mercedes me vlerë rreth 100 mijë paund. Megjithatë, për vite me radhë këngëtarja nuk e përfi autoshkollën. Angazhimet e shumta në muzikë, udhëtimet dhe koncertet duket se e shtynë vazhdimisht momentin e provimit. Tani, më në fund, Rita Ora e ka mbyllur këtë kapitull dhe ka fituar të drejtën për të drejtuar vetë në rrugët e Los Angeles. P.J/ReportTv.al rita ora Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 39% Disi 7.1% Vota total: 3327 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?