Lajme Zone
Italia tërheq nga tregu açuget shqiptare: Kishin dyfish histaminë
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Italia tërheq nga tregu açuget shqiptare: Kishin dyfish histaminë

Italia ka tërhequr menjëherë nga tregu një sasi konservash me açuge të importuara nga Shqipëria, pasi analizat kanë evidentuar nivele të larta të histaminës. Sipas njoftimit të datës 22 shtator në sistemin europian RASFF, mostrat e analizuara rezultuan me 800 mg/kg histaminë, ndërsa kufiri i lejuar është 400 mg/kg.

Açugat ishin importuar fillimisht në Shqipëri, ku më pas janë përpunuar dhe eksportuar drejt Italisë nga kompania “Poseidon”. Autoritetet italiane kanë marrë masën e tërheqjes së produktit nga tregu pas konstatimit të tejkalimit të normës së lejuar për histaminën.

Histamina mund të shkaktojë reaksione të padëshiruara dhe probleme shëndetësore në rast të konsumimit në sasi të larta. Simptomat mund të përfshijnë skuqje të lëkurës, urtikarie, të përziera, të vjella, diarre, dhimbje koke, luhatje të tensionit dhe, në raste të rënda, vështirësi në frymëmarrje.