Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar, Mikel Rroku i cili u gjet i vrarë në banesën e tij në Torino, teksa autoritetet italiane arrestuan ish-bashkëshorten dhe partnerit e saj të ri pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes. Trupi i Rrokut u gjet më 6 korrik në apartamentin e tij, me dëmtime të rënda në kokë. Sipas hetuesve, burri dyshohet se është goditur disa herë me një objekt të fortë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur. LEXO edhe...Itali/ Biznesmeni shqiptar plagosi 28-vjeçarin brenda automjetit, dënohet me 11 vite e 6 muaj burg Të arrestuarit janë Laura Bordello, 45 vjeçe, ish-bashkëshortja e viktimës, dhe Duccio Fragiacomo, 52 vjeç, partneri i saj. Sipas mediave italiane, të dy ishin njohur në prill në një qendër kujdesi në San Maurizio Canavese dhe më pas kishin nisur një lidhje. Hetuesit dyshojnë se motivi lidhej me banesën sociale ku jetonte Rroku. Sipas tyre, Bordello dëshironte të merrte banesën dhe të jetonte aty me partnerin e ri. Çifti dyshohet se kishte diskutuar mënyra të ndryshme për eliminimin e 55-vjeçarit, përfshirë një sulm me thikë dhe helmimin. Një element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë edhe kërkimet në telefonat e të dyshuarve. Në historikun e ChatGPT-së është gjetur një pyetje që lidhej me përdorimin e metadonit për të shkaktuar vdekjen. Në një tjetër bisedë, Bordello dyshohet se kishte shprehur dëshirën për të vrarë viktimën, të cilin e quante “Momo”. Sipas rindërtimit të hetuesve, në fund çifti dyshohet se kishte vendosur ta sulmonte Rrokun në banesën e tij. Pas krimit, ata dyshohet se kishin nisur të mendonin edhe për largimin nga Italia, por ata u arrestuan diten e djeshme. Ndërkohë hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e plota të vrasjes. A.C/ReportTv.al mikel rroku shqiptarët në itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4194 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

