Lajme Zone
Itali - Gjermani hyn në historinë e volejbollit, seti rekord mbyllet 66 - 64 pas një ore e 29 minutash lojë
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Itali - Gjermani hyn në historinë e volejbollit, seti rekord mbyllet 66 - 64 pas një ore e 29 minutash lojë

E pabesueshme në Reggio Calabria. 130 pikë dhe një betejë e paprecedentë. Në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve u regjistrua seti më i gjatë në historinë e volejbollit.

Një set rekord, 66 - 64, një orë e 29 minuta lojë. Ky është seti më i gjatë në historinë e volejbollit, një rekord i vendosur në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Gjermanisë në Reggio Calabria, zhvilluar të mërkurën. Setin e fituan gjermanët, por më pas u mposhtën nga Italia me rezultatin 3-2. Rekordi i mëparshëm ishte 50-48, i vendosur në ndeshjen mes Argjentinës dhe Polonisë më 28 qershor 2026. Për sa i përket formacionit, trajneri i Italisë, De Giorgi, hodhi në fushë Sbertolin si pasues, Rychlickin si diagonale, Lavia dhe Bottolon si pritës, Matin dhe Sanguinettin si qendërsulmues, ndërsa Laurenzano ishte libero. Të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar u aktivizuan, me përjashtim të Michielettos. Rekord ishte edhe numri i spektatorëve, më shumë se 4.400 tifozë, ndërsa ndeshja zgjati mbi 3 orë. LEXO EDHE:Lojërat Mesdhetare/ Kombëtarja U-21 humbet 2-0 kundër Algjerisë, kuqezinjtë mbyllin rrugëtimin në 'Taranto 2026' SETI REKORD - Italia e nis mirë setin e parë, duke marrë menjëherë avantazhin 3-0, ndërsa me Bottolon shkon në +5, 12-7. Më pas Gjermania reagon dhe barazon në 18-18. Italianët anulojnë dy mundësi për mbylljen e setit dhe barazojnë shifrat në 24-24. Prej këtij momenti nis një betejë e jashtëzakonshme: 34-34, 38-38, 45-45, 57-57, deri në pikën e fitores, të cilën gjermanët e shfrytëzojnë për të fituar setin historik 66-64. Në fund, Italia triumfon në tie-break, duke fituar ndeshjen 3-2 (64-66, 25-22, 23-25, 25-22, 15-12). S.Dh/Shqiptarja.com TAG: volejboll itali gjermani Reggio Calabria Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3167 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?