Lajme Zone
Itali/ 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, largohet dhe më pas vetëdorëzohet te karabinierët (EMRAT)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, largohet dhe më pas vetëdorëzohet te karabinierët (EMRAT)

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në rrugën “Tagliata”, në Chiari të provincës së Brescias, në Itali.

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në rrugën “Tagliata”, në Chiari të provincës së Brescias, në Itali. Viktima është Meleqe Lusha, ndërsa djali i saj, Eduart Xhani, pas krimit është larguar nga banesa dhe më pas është vetëdorëzuar te karabinierët në Cremona. Nënë e bir jetonin në të njëjtën banesë. Familja është me origjinë shqiptare, ndërsa 21-vjeçari ka lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. LEXO edhe...Ish-kompleksi industrial në Bolonja i kthyer në plantacion kanabisi, sekuestrohen qindra kilogramë bimë narkotike! Pranga shqiptarit, 6 gra nën hetim Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e vrasjes. Për momentin, hetuesit nuk kanë bërë publike hollësi të tjera. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe vëllezërit e viktimës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim... SI.E./ReportTv.al itali Meleqe Lusha Eduart Xhani Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.7% Nuk e di 8% Vota total: 767 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?