Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva ka marrë më së shumti vota në garën për drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.Ajo ka një epërsi të ngushtë ndaj kandidatit të dytë, Trajçe Pelivanov. Në garë ishin pesë kandidatë: Iskra Haxhi Vasileva, Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Jovan Cvetanovski dhe Lidija Raiçeviq.Votimi u zhvillua nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Të drejtë vote kishin 187 prokurorë publikë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, të cilët votuan drejtpërdrejt dhe në mënyrë të fshehtë.Rezultatet pritet të përmblidhen dhe të shpallen zyrtarisht në një seancë publike. Kandidatët dhe votuesit kanë të drejtë të paraqesin kundërshtime lidhur me procedurën zgjedhore.Zgjedhjet u organizuan për shkak të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Islam Abazi, i cili u zgjodh në vitin 2022 dhe nuk kandidoi për një mandat të ri.

