Lajme Zone
Ishte pjesë edhe Edi Rama, gjendet një bombë në Dublin pranë vendit ku u takuan liderët evropianë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ishte pjesë edhe Edi Rama, gjendet një bombë në Dublin pranë vendit ku u takuan liderët evropianë

Një pajisje shpërthyese funksionale është zbuluar dhe neutralizuar në qendër të Dublinit, në një kohë kur kryeqyteti irlandez priste liderë të shumtë evropianë për takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në këtë takim mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me drejtues të tjerë shtetesh dhe institucionesh evropiane. Sipas mediave vendase, pajisja u gjet pasditen e së p

Një pajisje shpërthyese funksionale është zbuluar dhe neutralizuar në qendër të Dublinit, në një kohë kur kryeqyteti irlandez priste liderë të shumtë evropianë për takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në këtë takim mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me drejtues të tjerë shtetesh dhe institucionesh evropiane.

Sipas mediave vendase, pajisja u gjet pasditen e së premtes, në një ndërtesë zyrash në Merrion Square, pranë Galerisë Kombëtare të Irlandës, pak pas orës 14:20. Sipas autoriteteve, bëhej fjalë për një mjet shpërthyes artizanal, të përbërë nga materiale piroteknike dhe një lëndë përshpejtuese të vendosur në një shishe.

Specialistët e Forcave të Mbrojtjes irlandeze ndërhynë pas disa orësh dhe arritën ta neutralizonin pajisjen. Pas përfundimit të operacionit, zona u rihap për publikun, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet sqaruan se Galeria Kombëtare e Irlandës nuk ishte objektiv i sulmit të dyshuar. Ministri irlandez i Drejtësisë, Jim O’Callaghan, vlerësoi operacionin e sigurisë, duke e cilësuar ngjarjen si kërcënimin më serioz ndaj sigurisë gjatë organizimit të aktiviteteve të mëdha të presidencës irlandeze të BE-së.

Zbulimi i pajisjes vjen pas dy alarmeve të tjera të rreme në Dublin, një ditë më parë. Një kuti dhe disa tuba të dyshimtë u gjetën në tualetet e stacionit të trenit Connolly, ndërsa një biznes mori një kërcënim për bombë. Të dyja rastet u vlerësuan si jo të besueshme.

Takimi i Komunitetit Politik Evropian mblodhi deri në 50 krerë shtetesh dhe drejtues institucionesh ndërkombëtare, duke kërkuar një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e Irlandës. Masat e shtuara u ndërmorën edhe për shkak të shqetësimeve lidhur me kërcënimet hibride dhe mundësinë e incidenteve të rendit publik.

Autoritetet irlandeze janë përballur së fundmi edhe me kërcënime me bombë ndaj linjave ajrore dhe organizatave mediatike në disa vende të Evropës. Të mërkurën, qindra shkolla në Republikën e Irlandës dhe Irlandën e Veriut morën gjithashtu kërcënime të tilla. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm