Burime për Report Tv bëjnë të ditur se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të shtyhet deri në nëntor të këtij viti. Kërkesa, e nënshkruar nga të dy bashkëkryetarët e Komisionit, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi, i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe Konferencës së Kryetarëve. Në kërkesë argumentohet se shtyrja e afatit të punës së Komisionit ka për qëllim që t’u japë palëve politike më shumë mundësi për të dakordësuar zgjidhje politike, që t’i paraprijnë procesit të hartimit teknik të dispozitave të Kodit Zgjedhor. LEXO EDHE:Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar Shtyrja e afatit të punës së Komisionit ishte paralajmëruar edhe më herët. Deputeti socialist Damian Gjiknuri, tha gjatë fjalës së tij në Parlament, se edhe zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027, ndoshta mund të bëhen me kodin zgjedhor aktual. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: damian gjiknuri kuvend komisioni per reformen zgjedhore oerd bylykbashi PS PD Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86% Nuk e di 3.4% Vota total: 2669 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

