Është ndarë nga jeta Skënder Haluci, jurist, avokat dhe ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës, një emër i njohur i sistemit të drejtësisë dhe jetës publike shqiptare. Gjatë karrierës së tij, Haluci ka mbajtur disa funksione të rëndësishme, mes tyre atë të kryetarit të Gjykatës së Vlorës dhe të komisionerit pranë Avokatit të Popullit Skënder Haluci ishte gjithashtu ish-i burgosur politik, ndërsa përgjatë viteve ushtroi profesionin e juristit dhe avokatit. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga familja. Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen. Mëngjesin e sotëm, ai u kishte treguar familjarëve se nuk ndihej mirë dhe disa minuta më pas është gjetur pa shenja jete. Skënder Haluci u shkarkua nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, ndërsa e konsideronte asokohe vendimin, si një dënim me vdekje që atij i ishte dhënë për herë të dytë.
I ndjeri u akuzua në vitin 1983 se donte t’i bënte atentat Ramiz Alisë në Tropojë.
Ai u arrestua gjashtë muaj pas vizitës së Ramiz Alisë në Tropojë. Më pas u dënua me vdekje. Por, një muaj pas dënimit, Presidiumi i Kuvendit Popullor, ka kthyer dënimin nga me vdekje në heqje lirie me 25 vjet burg. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

