VORË- Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në banesë duke lëvizur në këmbë, kur është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë. LEXO edhe...Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në zonë me qëllim zbulimin e autorit/ëve. "Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar", njofton policia. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. SI.E./ReportTv.al vrasje vore Tirane Edmond Sula Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.2% Jo! 18.5% Disi! 3.3% Vota total: 2101 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

