Lajme Zone
Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!

Mësohet se 36-vjeçari ka ndërruar jetë teksa ishte duke ngarkuar dru, gjatë një incidenti në Kolonjë.

Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kolonjë të Korçës, gjatë një incidenti teksa ishte duke punuar për transportimin e druve. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36 vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit në Kolonjë. LEXO edhe...Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO) Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar dru në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një dru është shkëputur duke e zënë poshtë. 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. R.Xh/ReportTv.al policia grupi hetimor ambulanca Vdekje aksident Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 80.1% Jo! 16.8% Disi! 3.1% Vota total: 1535 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?