Katër persona të shpallur në kërkim për vepra penale të lidhura me shitjen e lëndëve narkotike kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, në kuadër të kontrolleve dhe operacioneve të zhvilluara për kapjen e personave të kërkuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin e koduar “Vendimi”, duke bërë të mundur arrestimin e Klodian Duros, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, pasi ndaj tij rëndonte një dënim me 5 vite burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sipas hetimeve, gjatë vitit 2025, 41-vjeçari dyshohet se ka shitur doza kokaine, ndërsa për shpërndarjen e lëndës narkotike përdorte një automjet taksi. Policia ka konstatuar gjithashtu se automjeti drejtohej në mënyrë të parregullt. Në një tjetër aksion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar tre persona, 27 vjeç, 22 vjeç dhe 30 vjeç. Tre personat ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas Policisë, tre të rinjtë dyshohet se kanë shitur lëndë narkotike në doza, në zona pranë institucioneve arsimore në kryeqytet./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet arrestimeDrogëTiranë
