Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Isha gati për vdekje, më goditën në qafë se po bërtisja”/ Rrëfimi tronditës i 17-vjeçarit të lënduar për News24: Rama, të erdhi fundi! Nuk ka plumba gome që na vrasin


Një dëshmi tronditëse ka ardhur live për News24 nga vatra e nxehtë e përplasjeve në kryeqytet, ku një 17-vjeçar ka treguar momentin e frikshëm kur u godit me plumb gome në qafë nga forcat e policisë.

Një dëshmi tronditëse ka ardhur live për News24 nga vatra e nxehtë e përplasjeve në kryeqytet, ku një 17-vjeçar ka treguar momentin e frikshëm kur u godit me plumb gome në qafë nga forcat e policisë. Në një prononcim të drejtpërdrejtë për gazetarin e News24 Klevin Muka, i riu i mbuluar nga dëmtimet rrëfeu me emocione se ndodhej në rreshtat e parë duke i bërë thirrje protestuesve për bashkim, kur u qëllua nga një distancë e afërt. “Isha në rresht të parë, po bërtisja për bashkim. Po na ndanin me gaz lotsjellës dhe po na përçanin. Unë po bërtisja dhe më goditën me plumb gome në afërsi jo të largët. Nuk e dallova shumë mirë, u trullosa në ato momente. Më ndihmuan motrat dhe vëllezërit në protestë, isha gati për vdekje,” deklaroi 17-vjeçari mes kaosit. Më tej, adoleshenti lëshoi akuza të forta ndaj veprimeve të forcave të rendit dhe dërgoi një mesazh të prerë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se revolta popullore nuk do të ndalet nga dhuna. “Këta nuk janë policë, këta janë kundër popullit! Nuk ka plumba gome që na vrasin neve. Rama, të erdhi fundi, nuk ke ku shkon!” u shpreh me revoltë i riu i lënduar gjatë transmetimit direkt. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb