Lajme Zone
Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç rikthehet në punë, tymi i zi mbulon zonën
KulturëJOQ Albania

Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç rikthehet në punë, tymi i zi mbulon zonën

Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç është rikthyer sërish në punë, pavarësisht problematikave të pazgjidhura mjedisore dhe të sigurisë që lidhen me territorin e saj.

Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç është rikthyer sërish në punë, pavarësisht problematikave të pazgjidhura mjedisore dhe të sigurisë që lidhen me territorin e saj.

Rikthimi në aktivitet është shoqëruar sot me një tymit të zi në ajër, duke ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndetin e banorëve të zonës.

Ndërkohë, mbetjet e rrezikshme të depozituara prej vitesh në territorin e ish-uzinës vijojnë të mbeten një problem i pazgjidhur.

Shqetësimet për ndikimin mjedisor konfirmohen edhe në një raport të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, të hartuar nga Bashkia Kurbin. Në dokument evidentohet ndikimi i konsiderueshëm negativ i ish-uzinës mbi mjedisin. Sipas raportit, një stok mbetjesh mund të çlirojë arsenik dhe bakër në ujërat nëntokësore, duke krijuar rrezik për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm.

Uzina e Laçit ka funksionuar nga viti 1967 deri në fillim të viteve 2000, duke përdorur fosfatin e kalciumit për prodhimin e plehrave kimike.

Sot, në territorin e saj, shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 38 hektarësh, ndodhen afërsisht 300 mijë tonë mbetje të pasura me hekur.

Rikthimi i aktivitetit në këtë zonë, ndërsa problematika e mbetjeve mbetet e pazgjidhur, ngre pikëpyetje mbi masat e marra për mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e aktivitetit dhe rrezikun e mundshëm për komunitetin përreth.