Lajme Zone
Ish-presidenti: Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë, rikthimin te Kushtetuta
PolitikëCNA

Ish-presidenti: Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë, rikthimin te Kushtetuta

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të anulojë vizitën e tij...

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar përgjatë kësaj javë me protestat e të rinjve.

Meta shprehet se Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë për ata që duan një Republikë të vërtetë Parlamentare ku sovraniteti i përket popullit.

Kreu i PL-së ndalet te 3 elementë me rëndësi, si rikthimi te Kushtetuta, qeveria teknike dhe zgjedhja e presidentit nga populli. “Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe duan një Republikë të vërtetë Parlamentare ku sovraniteti i përket popullit.

1. Rikthimi te Kushtetuta e votuar me Referendum nga populli, para ndryshimeve të vitit 2008.

2. Sanksionimi në Kushtetutë i një Qeverie Teknike para çdo palë zgjedhjesh parlamentare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

3. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli”,-shkruan Meta./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.