Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është parë të futet në Gjykatën e Posaçme i vetëm, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.
Sakaq, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ish-ministri pritet të marrë pjesë në gjyqin e dosjes “Partizani”, si dëshmitar. Top Channel

