Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, çështja pritet të shqyrtohet nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, ku ish-ministri ka kërkuar pafajësinë.
Për caktimin e seancës më 10 dhjetor, si dhe për orën e zhvillimit të saj, pritet konfirmimi nga kalendari zyrtar i Gjykatës së Lartë.
Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë ndaj tij, duke kërkuar një dënim më të rëndë.
SPAK nuk ka rënë dakord me vendimin që e dënoi Tahirin vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg. Top Channel

