Gjykata pritet të shqyrtojë në orën 11:00 kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja e seancës paraprake, Elsa Ulliri.
Ndërkohë në sallë është paraqitur edhe avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj.
Kërkesa e Beqajt bazohet në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit, duke iu referuar një vendimi njësues që përcakton se, kur gjykata e seancës paraprake kthen një çështje për hetime të mëtejshme, afati i seancës paraprake konsiderohet pjesë e afatit të hetimeve paraprake.
Një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAK. Top Channel

