Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë mediatike për mediat e Irfan Hysenbelliut, njeriut që ka 20 milionë euro borxh në shtet, ka folur lidhur me protestat dhe qeverinë, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj kësaj të fundit.
Siç duket Lleshaj ka zgjedhur të bëjë moralin nga dritarja e Irfanit, për çështje që lidhen me politikën, taksat, tatimet apo detyrime. E të flasësh për këto çështje në këtë dritare është njësoj si të bësh moral nga dritarja e një shtëpie me drita të kuqe. Irfan Hysenbelliu i “zhytur” në borxhe/ Zbulohet shifra marramendëse që i detyrohet Tatimeve 2 Gusht, 20:56 Gjithsesi, në intervistën për mediat e Fanes, Lleshaj ka folur dhe për kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ku është shprehur se “dorëheqja nuk është ndonjë dramë, por një lloj bekimi që njeriu përjeton në momentin kur koha është pjekur për të”.
Ndër të tjera ka folur dhe për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, ku është shprehur se “qytetarët janë në rrugë, ku tashmë duket se nuk ka vend për politikanët që paguhen nga taksat e qytetarëve Ndërsa këta të fundit, politikanët, nuk dihet më se ku janë”.
Risjellim në vëmendje se vetë Lleshaj është paguar me taksat e shqiptarëve dhe ishte pjesë e një sistemi politik, për të cilin sot thotë që tani duhet të ndryshojë. “Shqipëria ka nevojë të ndryshojë sistemin politik që i ka sjellë gjithë anomalitë e këtyre dekadave”, ka thënë Lleshaj. Nuk dihet nëse kur ishte “kapter” në Partinë Socialiste, Lleshaj ishte kaq pro mjedisit apo i hante flamingot të pjekura, në tavolina “kapterësh”.
Lleshaj, i cili nga “kapter” i PS-së e “gjeneral i ushtrisë së vdekur” u bë ministër i Brendshëm, por që u shkarkua pasi vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga një efektiv policie.
Ndoshta Sandër Lleshajt i mungon “BMW” e tij luksoze, që e bleu në kulmin e pandemisë, kur ishte Ministër i Brendshëm, dhe qarkullonte me targa false dhe pa siguracion. /CNA Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj? 6 Tetor, 09:35 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

