Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund


Analisti Endri Tafani e ka cilëuar si të lehtë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni - nën dyshimet se ndihmoi dhe i dha informacione sekrete Ergys Agasit në arrati.

Analisti Endri Tafani e ka cilëuar si të lehtë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni - nën dyshimet se ndihmoi dhe i dha informacione sekrete Ergys Agasit në arrati. I ftuar në Report Tv duke komentuar edhe mesazhin e kryeministrit Edi Rama nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza, Tafani tha se masë ekstreme do të ishte lënia në burg. “Masa ekstreme do të ishte në arrest në burg. Ti ke në burg ish-presidentin e vendit për korrupsion. Kjo për mua është një masë e lehtë. Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh ose me burgim të përjetshëm. Çfarë mesazhi jep me këto masa delikate. Janë akuza të rënda për një kryetar të shërbimeve sekrete”, tha ai. LEXO EDHE:Rama mbërriti nga SHBA, Berisha u nis drejt Strasburgut! Salianji ngre dyshime për marrëveshje të fshehtë tek salla 'Vip' në Rinas Duke komentuar fjalën e kreut të qeverisë për emërimin e kreut të SHISH, ‘morëm referenca të shkëlqyera nga partnerët’, Tafani tha se nuk i beson kryeministrit në atë që thotë. “Nuk i besoj kryeministrit në atë që thotë, kur Agjencia e Inteligjencës për Kosovën e shkarkoi. Një person që largohet normalisht është marrë refernca nga jashtë.Rama nuk e ka sqaruar mirë këtë pikë”, tha ai. Tafani tha se dosje të tilla nuk është mirë që të publikohen në gjykatë. Sipas tij me këtë “Nga e di Rama që korrpsioni nuk po rritet. Nëse je në përkrahje jepi autorizimin SPAK për heqjen e imuniteëtit të Ballukut. Nuk është mirë që të dalin dosje të tilla para se të shkojnë në gjykatë. Për mua Rama është i vdekur politikisht. Ne tani po na del bashkëpunimi i SHISH me kriminelët. Rasti i SHISH tregon që ky shtet ka marrë fund, dhe këtë shtet nuk mund ta rregullojë i njëjti person”, tha ai. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: vlora hyseni SHISH hetimet per grupin e agasit Endri Tafani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.9% Disi 6.9% Vota total: 1601 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?