Lajme Zone
Ish-kreu i SHISH nën arrest, Rama sot mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga New York! Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
PolitikëReport TV

Ish-kreu i SHISH nën arrest, Rama sot mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga New York! Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Mesazhi vjen në një moment kur SPAK po heton ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, për dyshime mbi nxjerrjen e informacioneve sekrete. Rama pritet të marrë pjesë edhe në mbledhjen e së hënës të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku do të diskutohet situata e krijuar për sigurinë kombëtare.

Me përfundimin e vizitës 6-ditore në SHBA në kuadër të Asamblesë së OKB, kryeministri Edi Rama do të adresojë një mesazh për qytetarët sapo të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza.” Sipas njoftimit të bërë më herët nga kryeministria, për shkak të orës së pakonfirmuar të nisjes nga JFK Airport për shkak të motit të keq, koha e saktë e adresimit do të bëhet e ditur paraditen e sotme. LEXO edhe...Çlodhje, argëtim dhe aktivitete, parku i ri në Elbasan i hapur për vogëlushët Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’. Ai do të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që do të mbahet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave. Në mbledhje pritet të vlerësohet situata e krijuar për sigurinë kombëtare pas masës së arrestit ndaj Hysenit. P.J/ReportTv.al spak hetimet per grupin e agasit ergys agasi keshilli i sigurise kombetare vlora hyseni edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 57.2% Jo 36.3% Disi 6.6% Vota total: 866 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?