Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Olgert Muka është arrestuar në Francë. 46-vjeçari u ndalua nga policia franceze pas më shumë se dhjetë ditësh vëzhgimi. Sipas autoriteteve franceze, Muka dhe një tjetër shtetas shqiptar dyshohet se shpërndanin kokainë në parkun Jardin de l’Arquebuse në Dijon. Ish-futbollisti doli para gjykatës pas arrestimit, ku dha shpjegime lidhur me rrethanat që, sipas tij, e çuan drejt këtij aktiviteti të paligjshëm. Ai deklaroi se prej rreth 18 muajsh kishte mbetur pa punë, pasi u pushua nga detyra si trajner për shkak të problemeve shëndetësore, duke u përballur me vështirësi të mëdha ekonomike për të mbajtur familjen.Sipas mediave franceze, Muka e cilësoi përfshirjen në trafikun e drogës si një "punësim të përkohshëm", të diktuar nga gjendja e rënduar financiare. LEXO edhe...Zjarret e qëllimshme/ Mbi 400 të arrestuar në Francë, mes tyre 156 të mitur Gjatë karrierës së tij si futbollist, Olgert Muka ka luajtur për disa prej klubeve të njohura shqiptare, si Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani dhe Besa. Ai ka veshur gjithashtu fanellën e kombëtares shqiptare në ndeshje dy miqësore (2002), ndërsa pas tërheqjes nga futbolli kishte nisur karrierën si trajner. Çështja ndaj tij vijon të shqyrtohet nga autoritetet franceze, ndërsa ai përballet me akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. P.J/ReportTv.al olgert muka kokaine france Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 60.3% Nuk e di 5.6% Vota total: 645 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

