Lajme Zone
Ish-drejtori i Policisë tregon emrat: Ergys Agasi ka ‘‘rrëzuar’’ 3 ministra
PolitikëCNA

Ish-drejtori i Policisë tregon emrat: Ergys Agasi ka ‘‘rrëzuar’’ 3 ministra

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tha sot...

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tha sot se emri i njohur për drejtësinë, Ergys Agasi, ka bërë që të shkarkohen nga detyra tre ministra.

Në emisionin ‘Shënjestër’ të gazetares Klodiana Lala, Prençi tha se Agasi ka ‘rrëzuar’ Taulant Ballën, Ervin Hoxhën dhe Besfort Lamallarin. “Ergys Agasi ka rrëzuar tre ministra. Ka rrëzuar Taulant Ballën sepse tha se e dimë kush janë autorët e kësaj ngjarjeje e menjëherë u hoq, ka rrëzuar përtokë Ervin Hoxhën dhe Lamallarin. Ky i fundit iku nga çështja Agasi, sepse nuk u vu në dijeni kryeministri për atë që po ndodhte. Duhet ta pranojmë se Policia ka pasur probleme gjithmonë, por sidomos pas 2015, ku kryeministri ka pasur përplasje me BE se nuk po i ecnin hapat, Ahmetaj ka thënë se Rama e ka pasur platformë kanabizimin e Shqipërisë”,-tha Prençi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.