Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO. Ja momenti kur hyn në Gjykatë
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme. Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.
Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dallendyshe bici GJKKO
