Lajme Zone
Ish-bashkëshortja kreu vetëvrasje/ Pas disa muajsh në arrati, dorëzohet në polici Eraldo Fizi
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-bashkëshortja kreu vetëvrasje/ Pas disa muajsh në arrati, dorëzohet në polici Eraldo Fizi

LEZHË– Më shumë se gjashtë muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

LEZHË– Më shumë se gjashtë muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Fizi ishte bashkëshorti i 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Çifti ishte martuar në vitin 2025, por lidhja e tyre zgjati rreth tre muaj dhe më pas u ndanë.

Sipas hetimeve, 25-vjeçari dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa kjo rrethanë po hetohet në lidhje me vetëvrasjen e saj. Pas ngjarjes, Fizi u shpall në kërkim nga policia. Pas më shumë se gjashtë muajsh, ai është paraqitur vetë në Policinë e Lezhës. Tashmë pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa autoritetet do të vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet