Lajme Zone
Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët shqiptarë më 11 maj
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët shqiptarë më 11 maj

Ndërsa Sali Berisha thotë se PD-ja po ripërtërihet dhe në vijim do të ndjekë një stratetegji të re që mund i afron fitoren, lëvizjet e brendshme pasqyrojnë një mentalitet komplet tjetër.

Çuditë në proceset zgjedhore brenda Partisë Demokratike nuk kanë fund. Ndërsa Sali Berisha thotë se PD-ja po ripërtërihet dhe në vijim do të ndjekë një stratetegji të re që i afron fitoren, lëvizjet e brendshme pasqyrojnë një mentalitet komplet tjetër. Një rast që dëshmon këtë realitet është ai i Erisa Bajazitit, e cila u zgjodh nënkryetare e Partisë Demokratike, me kuotimin dhe reklamimin e një profili që është prurje e re nga Diaspora, dhe se do të shtojë ndikimin e emigrantëve shqiptarë në vendimmarrjet e forcës politike. “Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet një kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike”,- tha Berisha në ditën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. LEXO EDHE:Roland Bejko: Berisha si Guliveri, ngatërron me dashje "liliputët" me "gjigandët" Por, Bajaziti, nuk duket se është një faktor i fortë politik në Diasporë, që të mund të përçojë si duhet në PD zërin e bashkëkombasve që ndodhen nëpër botë. Të paktën këtë përshtypje jep rezultati i Erisës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kur ajo kandidonte për deputete e PD-së në listë të hapur dhe mori vetëm 93 vota nga Dipasora. K.M/Shqiptarja.com TAG: PD sali berisha Erisa Bajaziti Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4507 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?