Lajme Zone
Ironia e Spahiut: Qëndrimi i ambasadës së SHBA për protestën ishte ‘as mish dhe as peshk’
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ironia e Spahiut: Qëndrimi i ambasadës së SHBA për protestën ishte ‘as mish dhe as peshk’

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar ‘as mish dhe as peshk’ reagimin e ambasdës amerikane në lidhje me protestën që po mbahet në kryeqytet. I ftuar në ‘Repolitix’ nën moderimin e Denis Mingës, Spahiu tha se ka ardhur koha që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë. LEXO edhe...Protestuesit e shoqëruar, deputetët e PD shkojnë te komisariati nr. 1 “Lajmi sot është protesta nuk është ambasada ame

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar ‘as mish dhe as peshk’ reagimin e ambasdës amerikane në lidhje me protestën që po mbahet në kryeqytet. I ftuar në ‘Repolitix’ nën moderimin e Denis Mingës, Spahiu tha se ka ardhur koha që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë. LEXO edhe...Protestuesit e shoqëruar, deputetët e PD shkojnë te komisariati nr. 1 “Lajmi sot është protesta nuk është ambasada amerikane, deklarata e tyre nuk është as mish as peshk. Ka tre vite që ishte në hije. Ka ardhur momenti që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë. Protesta nuk ka një axhendë të qartë. Gjykoj që gofditja e Bashkisë është rastësore. Protesta është kronologji e flamingove. Unë kam qenë pjesë e protestave të dhunshme. Para 15 viteve kam kërkuar burg për këta liderë që janë edhe sot. Në shesh sot ka pasur shumë të rinj, ishte apo nuk ishte protestë e studentëve. Duhen qartësuar kërkesat e tyre”, tha Spahiu. Ora 22:34 Spahiu pyet Arlind Qorin: Çfarë ndodh nëse zgjedhjet e parakohshme i fiton Rama ose Berisha? Juristi Kreshnik Spahiu tha se kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet. Duke iu drejtuar kreut të 'Lëvizjes Bashkë', Spahiu pyeti se ata që kërkojnë zgjedhjet e parakohshme çfarë ndodh nëse i fiton Rama ose Berisha."Kjo protestë deri në këtë fazë është e qëndrueshme. Por kjo protestë mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet, por nëse merr masa të mëdha nuk ndal dot askush. Palët që kërkojnë zgjedhjet e parakoshshme duhet të jenë të përgatitura për bisedime. Ka negociatorë edhe në luftë. Të kërkosh dorëheqjen e Ramës nuk do të thotë që ai mos të garojë më, është e drejtë ligjore. Pyetja është sa të gatshëm janë të hyjnë në bisedime dhe sa të gatshëm janë ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme", tha Spahiu. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al Kreshnik Spahiu repolitix protestat kunder qeverise protesta 13 tetor 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.8% Jo 76% Disi 3.2% Vota total: 691 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?