Lajme Zone
Irlanda: Lehtësojmë integrimin/ Drejtuesja e radhës: Ulim periudhën e provës në 10 vjet
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Irlanda: Lehtësojmë integrimin/ Drejtuesja e radhës: Ulim periudhën e provës në 10 vjet

Koha nuk pret, dhe ashtu si për integrimin, BE nxiton edhe për pas anëtarësimit. EuroNews zbulon se ka parë një document konfidencial, në të cilin Presidenca irlandeze e Këshillit të BE ka propozuar shkurtimin e periudhës së provës për anëtarët e rinj që do i bashkohen BE në të ardhmen.

Koha nuk pret, dhe ashtu si për integrimin, BE nxiton edhe për pas anëtarësimit. EuroNews zbulon se ka parë një document konfidencial, në të cilin Presidenca irlandeze e Këshillit të BE ka propozuar shkurtimin e periudhës së provës për anëtarët e rinj që do i bashkohen BE në të ardhmen.

Dublini e konsideron shumë të gjatë periudhën 15-vjeçare të provës, ndaj kërkon shkurtim në 10 vite, me mundësi zgjatje edhe për 5 vite në rast se do të shihen hapa pas nga anëtari i ri. Kjo metodë e re mbrojtëse e BE, do të provohet për herë të parë me traktatin e anëtarësimit për Malin e Zi. Dhe më pas për Shqipërinë. Që do të thotë se, në rast se Shqipëria anëtarësohet në vitin 2030 në BE, periudha e provës do të vlente deri në vitin 2040.

Në rast se anëtari i ri gjatë këtyre 10 viteve, bën hapa pas në raport me BE, atëherë hyjnë në fuqi masat ndëshkuese të Brukselit. Një prej tyre është heqja e të drejtës së vetos. Hapi tjetër është ngrirja deri në ndërprerjen e fondeve europiane. Po ashtu kufizime në tregun e brendshëm ekonomik apo në lëvizjen e lirë.Për këtë propozim irlandez ka një consensus të gjerë në BE, ndahen vetëm tek masat ndëshkuese. Holanda bashkë me 5 vende të tjera anëtare kërkon masa më të rrepta për anëtarët e rinj, duke iu friksuar ende rikthimit të hijes së një Viktor Orbani të ri në BE. Vendet e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të udhëhequr nga Italia, duan një qasje më të butë, për ti mirëpritur anëtarët e rinj me klimë pozitive dhe për ti ofruar një pozitë të barabartë me gjithë vendet e tjera.

Përkundër kësaj, Komisioni ka propozuar një mekanizëm monitorimi para anëtarësimit, në mënyrë që kandidatët të përmbushin të gjitha detyrat para se të bëhen zyrtarisht pjesë e BE. Në rast se ky monitorim vlerëson përkeqësim të kandidatit gjatë integrimit gradual, atëherë mund ti shtyhet anëtarësimi. Por ky propozim nuk është marrë ende në konsideratë nga Këshilli i BE, i cili dyshon se një monitorim shtesë do i rëndonte vendet kandidate./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet beintegrimiirlandaShqipëria