Lajme Zone
Irfan mashtruesi kundër shtetit
PolitikëCNA

Irfan mashtruesi kundër shtetit

Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...

Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfan mashtruesi". Ndoshta dikush mund të thotë se duhet të japim prova dhe fakte. Po i kemi dhe provat e faktet.

Festa e Birrës Korça, pra festa e birrës së tij, jo festa e qytetit të Korçës, ku janë me dhjetëra e dhjetëra fabrika birrash të cilat marrin pjesë.

Merr pjesë dhe Elbari, merr pjesë dhe Heineken, merr pjesë edhe Birra Peja, marrin pjesë shumë birra. Nuk është Festa e Birrës Korça të Irfan Hysenbelliut, këtij mashtruesi të pandreqshëm, që tentoi disa vite më parë ta sabotonte dhe ta anulonte Festën e Birrës në Korçë. E bojkotoi, mashtroi bashkinë deri në ditët e fundit dhe më pas nuk bëri kontratë, nuk mori pjesë. Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në Korçë

29 Maj, 12:13 Nxirrte televizionin e tij, të thoshte njëmijë e një gënjeshtra, se qytetarët po e bojkotojnë festën se do të vinin këngëtarë të huaj dhe gjoja do të ruante traditën Irfan mashtruesi.

Pengmarrja në Prestige Resort

Gjithsesi, përtej këtij mashtruesi të papërsëritshëm, ne kemi dhe një fakt tjetër, atë që lidhet me ngjarjen e raportuar nga policia dje në Prestige Resort. Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut

19 Korrik, 12:45 Atje ku Irfan Hysenbelliu kishte ndërtuar pa leje, atje ku kishte zënë rërën dhe kishte ndërtuar pishinat që iu shembën. Edhe atëherë mashtroi në lidhje me atë investim që kishte bërë. Shkoi deri aty sa paturpësisht u zinte në gojë publikisht bukën që kishin ngrënë njerëzit e tij, apo ftesën që u kishte bërë. Dhe duhet të ndërtonte ky pa leje se kishte shtruar, kishte ngrënë drekë Edi Rama apo Taulant Balla dhe ky kishte të drejtë të zinte rërën, pishinat e bregut, siç e ka uzurpuar. Ligji, morali i Ramës dhe i Irfan Hysenbelliut 2 Dhjetor, 14:44 A thua se është pronari i Golemit Irfan Hysenbelliu, që nuk i dihet ku i ka pronat në Skrapar? Ky mashtrues që nuk paguan taksat dhe bën evazion fiskal. A nuk u kap Irfan Hysenbelliu në Birra Korça kur i kontrolluan kamionin që kishte sasi më të madhe birre sesa fatura? Ky që nuk paguan tatimet, që i çojnë një shkresë e i thonë, paguaj detyrimet dhe borxhet që ke si gjithë të tjerët. Por Irfan mashtruesi nuk pranon, sulmon, shan dhe kërcënon prej vitesh tatimorët. Mashtrues Irfani terror ndaj Tatimeve 3 Qershor, 20:01 Ky mashtrues, i cili nuk ka kurajën të flasë kundër Edi Ramës, por thotë se i ka rënë më qafë Belinda Balluku. Edi Rama e do këtë, por na e paska “halë në sy” Belinda Balluku, Irfan mashtruesin.

Ndërkohë së fundmi në biznesin e tij shkuan tatimet sërish. Shkoi Task Forca që shkon në qindra e qindra subjekte dhe biznese gjatë verës të cilat operojnë gjatë sezonit turistik. Shkon, kontrollon faturat, çmimet dhe deklarimet që bëhen në shtet.

Pasi njerëzit janë me mijëra në resortin e Irfanit që deklarohen më pak lekë, më pak të ardhura, që do të thotë shteti merr më pak taksa. Dhe tatimorët nuk kanë shkuar vetëm tek Irfani, por tek Irfani u bë zhurma. DETAJET/ Njerëzit e Irfan Hysenbelliut morën peng Tatimorët

19 Korrik, 18:17 Ndërsa punonjësit e Tatimeve deklaruan se i morën peng dhe i mbyllën në një dhomë, ky mashtrues nxori momentin e hyrjes të inspektorëve.

Irfani kundër shtetit

Nuk duhet t'i shkojnë tatimet Irfan mashtruesit, se Irfani është shteti, jo, në fakt Irfani është kundër shtetit. Irfani nuk i paguan furnitorët dhe i vonon me muaj, me qindra ditë, lekët e bukës së gojës.

Irfani është i mbytur në borxhe, me bankat. Ndoshta ka vendosur sa të mbytet në një legen me borxhe do të mbytet në një oqean me borxhe. Kështu negocioi me ato dhe i fali përqindjet, uli interesat dhe i uli detyrimet. Kështu kërkon ta bëjë dhe me shtetin Irfan Hysenbelliu. Të rrijë dhe të mos paguajë taksa. Mos t'u paguajë sigurimet gazetarëve, t'ua vonojë rrogat nga dy-tre muaj. Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve 5 Qershor, 17:40 Mos të paguajë detyrimet në tatime. Dhe kur i shkojnë tatimet për kontroll si një subjekt me risk, sepse ka pasur miliona e miliona euro detyrime, kërcen pupthi Irfan Hysenbelliu. Irfan Hysenbelliu ka dalë kundër shtetit. Nuk do të paguajë taksën. Gënjen, mashtron me detyrimet. Këtë e ka bërë dhe me privatë, e ka bërë dhe me kredi siç e thamë më lart.

Çfarë fsheh Irfan Hysenbelliu?

Vajtja e tatimeve dhe e inspektorëve në resortin e Irfan Hysenbelliut është detyrë që e bën Task Forca në çdo biznes. Por Fania bërtet e ulëret, nuk do t'i dorëzojë kompjuterët. Po çfarë problemi kanë këta kompjuterë, çfarë fshehin brenda që Irfani nuk do t'i dorëzojë? A mos vallë ata kompjuterë fshehin diçka tjetër? Tregojnë xhiron e vërtetë që ka Irfani në biznese dhe jo atë që deklaron? A mos vallë ka programe ku nuk priten faturat fiskale dhe printohen të tjera fatura paralele për të ulur xhiron dhe për të mos deklaruar?

Se në rast se ky Irfani është kaq i ndershëm dhe kaq i drejtë, do t’ua jepte kompjuterët tatimeve. Kanë shkuar te dhjetëra biznese e i kanë marrë kompjuterët dhe ua kanë kthyer. Kanë parë që nuk ka programe të dyta, deklarimet janë në rregull dhe i lënë të vazhdojnë punën. Mashtruesi, bojkotuesi dhe sabotuesi Irfan Hysenbelliu 31 Maj, 10:41 Po Irfani fsheh. Prandaj dhe nuk i dorëzon ata kompjuterë. Po të mos kishte asnjë problematikë, pse nuk ua jepte tatimorëve kompjuterët? Një telefonatë larg, për tre minuta vjen kompania që vendos programet fiskale me një kompjuter të ri dhe vazhdon punën. As puna nuk pengohet dhe zyrtarët e shtetit kryejnë detyrën. Por Irfani përballet me shtetin. Jo se është ndonjë njeri që po mbështet protestat. Irfan Hysenbelliu nuk mbështet protestat, kërkon të shpëtojë për të mos paguar taksat 2 Qershor, 17:52 Mos ia qani hallin, sepse është njeriu dhe miku i ngushtë i Erion Veliajt dhe i Ilir Metës. Sa me Ilir Metën, sa me Sali Berishën, sa me Edi Ramën. Sa me Lulzim Bashën. Erdhi Rama në pushtet, “s'ka si Rama, rroftë Rama”. Dhe tani, “s'ka si Veliaj, rroftë Veliaj” megjithëse ai ndodhet në burg.

Ja, ky është Irfan Hysenbelliu ose Irfan mashtruesi që i themi ne, që del kundër shtetit sepse shteti i thotë paguaj taksat, paguaj tatimet dhe detyrimet. Dhe në mënyrë banale, në mënyrë ordinere, e përdor median e tij për qëllime korruptive dhe skandaloze, për të mbrojtur Erion Veliajn, apo për të sulmuar zyrtarët e tatimeve se i kontrollojnë bizneset në zbatim të ligjit dhe i kërkojnë të paguajë taksat. Mediat, “vasale” të pushtetit/ Zbulohet si e “shpërbleu” Veliaj Irfan Hysenbelliun

28 Maj, 10:24 Sulmohen me emër e me mbiemër, burra e gra, inspektorë dhe drejtorë. Sepse kanë bërë një “krim” në jetën e tyre, kanë shkuar të kontrollojnë Irfan mashtruesin.

Irfan Hysenbelliu duhet të kontrollohet më shumë se çdo biznes tjetër. Sepse ai është kapur duke mos paguar taksat dhe është kapur duke mashtruar shtetin. Dhe për më tepër, nuk duhet të lihet thjesht me procedura zyrtare për mbledhje borxhesh, por duhet të çohet përpara drejtësisë dhe të ndiqet e të marrë përgjegjësinë ligjore. Jo t'i çohen disa letra dhe t'i mbyllin prokurorët që duan qoka, se kanë frikë se Irfani i sulmon në televizion.

Irfani ka dalë kundër shtetit. Shteti nuk ka pse del kundër Irfanit. Shteti thjesht kërkon llogari të paguajë taksat. Dhe çdokush tjetër që e mbron Irfanin, mos kujtoni se e duan kaq shumë këtë mashtrues që është pronar mediash. Por duan të kenë hapësirët mediatike dhe asgjë më shumë se kaq. /CNA DETAJET/ Njerëzit e Irfan Hysenbelliut morën peng Tatimorët

19 Korrik, 18:17 Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut

19 Korrik, 12:45 Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

15 Qershor, 12:21 Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve 5 Qershor, 17:40 Mashtrues Irfani terror ndaj Tatimeve 3 Qershor, 20:01 Irfan Hysenbelliu nuk mbështet protestat, kërkon të shpëtojë për të mos paguar taksat 2 Qershor, 17:52 Mashtruesi, bojkotuesi dhe sabotuesi Irfan Hysenbelliu 31 Maj, 10:41 Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në Korçë

29 Maj, 12:13 Si i grabit festat e Korçës, Irfan Hysenbelliu

28 Maj, 17:03 Një mashtrues si Irfan Hysenbelliu

28 Maj, 12:15 Kush fle në prokurori mbi dosjen e Irfan Hysenbelliut?

26 Mars, 14:39 Si Irfan Hysenbelliu e sulmon opozitën për Erion Veliajn

22 Nëntor, 12:44 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.