Lajme Zone
Irani: Arrihet marrëveshja me Omanin për Hormuzin! CNN: Rezervat e raketave amerikane në nivele 'të rrezikshme', Hegseth shpërthen ndaj medias: Turp të keni!
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Irani: Arrihet marrëveshja me Omanin për Hormuzin! CNN: Rezervat e raketave amerikane në nivele 'të rrezikshme', Hegseth shpërthen ndaj medias: Turp të keni!

Nga Teherani vijnë konfirmime për një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa në Uashington ka shpërthyer një debat i ashpër pas raportimit të CNN se rezervat amerikane të raketave mbrojtëse kanë rënë në nivele "të rrezikshme".

Irani dhe Omani kanë arritur një dakordësi për koordinatat e korridorit të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe tani po punojnë për deklaratën e përbashkët që pritet të formalizojë marrëveshjen. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei tha se ky hap nuk mjafton për ta bërë të sigurt një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara për tensionet që vazhdojnë në rajon. Pavarësisht progresit në bisedime, Baqaei theksoi se marrëveshja me Omanin nuk garanton automatikisht sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ai tha se mbyllja e ngushticës ishte pasojë e sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit dhe e situatës së sigurisë që, sipas tij, u krijua në rajon. Zyrtari iranian shtoi se prania ushtarake amerikane, bllokada detare dhe veprimet që Teherani i konsideron kërcënuese ndaj interesave të tij vazhdojnë të pengojnë rikthimin e sigurisë në këtë korridor strategjik. Nga Uashingtoni, presidenti Donald Trump dha sinjale optimiste për negociatat. Duke folur me gazetarët përpara nisjes me Air Force One nga Los Anxhelosi, ai tha se një marrëveshje mund të arrihet "sot ose nesër", pas një dite të tërë bisedimesh me Iranin. LEXO EDHE:Thoma Gëllçi: Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm "Po zhvillojmë diskutime shumë të mira. Ata duan të arrijnë një marrëveshje. E vetmja gjë që ka rëndësi është rezultati", u shpreh Trump. Në një intervistë për Fox News ai shtoi se preferon një zgjidhje diplomatike, edhe pse paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë ende opsione të tjera nëse negociatat nuk japin rezultat. Ndërkohë, në SHBA është hapur edhe një debat tjetër. CNN, duke cituar një analizë të Center for Strategic and International Studies, raportoi se konflikti me Iranin ka konsumuar një pjesë të konsiderueshme të rezervave amerikane të raketave mbrojtëse. Sipas analizës, forcat amerikane kanë përdorur pothuajse 80% të interceptorëve THAAD dhe rreth gjysmën e raketave Patriot. Pentagoni e hodhi poshtë raportimin. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, reagoi në rrjetin X duke e cilësuar informacionin të pavërtetë. "Ky titull nuk është i vërtetë. Turp të keni", shkroi Hegseth, duke akuzuar CNN për publikimin e lajmeve të rreme. Finalizimi i marrëveshjes mes Iranit dhe Omanit mund të shënojë një hap të rëndësishëm për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, por deklaratat e Teheranit tregojnë se përplasja me Uashingtonin mbetet elementi kyç që do të përcaktojë nëse tensionet në këtë korridor detar do të ulen apo do të vazhdojnë. U.D/P.J/Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran Ngushtica e Hormuzit donald trump Oman iran Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 60.3% Nuk e di 5.6% Vota total: 645 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?