Kryeministri Edi Rama, nga Dublini, tha se Jared Kushner nuk ka marrë trajtim të ndryshëm nga investitorët e tjerë lidhur me projektin e ishullit të Sazanit, duke shtuar se negociatat vijojnë dhe se publiku shqiptar duhet të jetë pjesë e procesit.
Rama bëri të ditur se vetëm 8 për qind e ishullit parashikohet të ndërtohet, ndërsa qeveria ka kërkuar një projekt që të kthehet në simbol dhe emblemë në Europë, e jo në një investim spekulativ.
“Kemi një faqe që është ‘Pasqyra e flamingove’ dhe mund të gjesh fakte, jo retorikë, dhe përmes fakteve shihni se Jared Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim të ndryshëm nga ai që u është dhënë investitorëve të tjerë. Nuk ka asnjë projekt-marrëveshje, sepse ne jemi ende duke negociuar dhe pala jonë është në pozicionin ku publiku shqiptar duhet të jetë pjesë e procesit.
8 për qind e ishullit do të ndërtohet. Qeveria shqiptare ka qenë rigoroze për të kërkuar një projekt që të jetë simbol, emblemë në Europë, jo spekulim, një projekt që do të lidhë imagjinatën kolektive me një zhvillim të paimagjinueshëm.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

