DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij në nisje të javës, duke publikuar imazhe nga godina e re e fakultetit. “Mirëmëngjes 😊 dhe me godinën e re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet DurrësEdi Ramashqiperi

