Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investigim që në qendër ka Bashkinë e Tiranës, në lidhje me sipërfaqet publike të dhëna me qira kompanive për evente të ndryshme në sheshet kryesore të kryeqytetit, sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit si dhe të ardhurat që ka fituar Bashkia e Tiranës nga këto aktivitete. Investigimi i CNA-së/ Drejt një afere tjetër të madhe në kryeqytet
16 Mars, 12:23 CNA fillimisht iu drejtua Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për informacion, të përcaktuar qartë, ku kërkoheshin të dhëna për sipërfaqet publike të dhëna për shfrytëzim për evente në sheshet kryesore të Tiranës për vitet 2022, 2023, 2024, 2025 dhe sa janë sipërfaqet e reklamave dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, si dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës.
Shkresa dërguar Bashkisë së Tiranës Por nuk morëm asnjë përgjigje. Më pas, pasuam me një sërë shkresash, drejtuar sërish Bashkisë së Tiranës, duke vënë në dijeni edhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale, por Bashkia e Tiranës vijon të fshehë të dhënat duke mos i vënë në dispozicion CNA-së asnjë informacion as mbi sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe as sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë dhe as të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, ku CNA dyshon se është batërdia, vjedhja, abuzimi nga kompanitë. Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës
27 Qershor, 14:40 CNA i ka shkuar më tej investigimit, për të hedhur dritë mbi abuzimet dhe fshehjen e të ardhurave nga reklamat në eventet publike që zhvillohen në Tiranë, disa prej të cilave kalojnë nëpërmjet kompanive të Arbër Veliajt.
Zbulohet kompania "Kuadr.com"
CNA ka zbuluar kompaninë që ka marrë sipërfaqe publike me qira nga Bashkia e Tiranës për të zhvilluar evente, në të cilat janë vendosur dhe reklama. Bëhet fjalë për kompaninë "Kuadr.com", kompani që merret me evente të mëdha në Shqipëri.
Faqja e "Kuadr.com" në "Facebook" Sipas të dhënave në QKB, CNA ka zbuluar se kjo kompani ka administrator dhe aksioner Aleksandër Çifligun.
Të dhënat në QKB për kompaninë "Kuadr.com" Të dhënat në QKB për kompaninë "Kuadr.com" Kjo kompani është krijuar në 2017 dhe në 6 vite ka realizuar 300 projekte, periudhë gjatë së cilës kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë Erion Veliaj.
Ku ndodh abuzimi?
Po sjellim një shembull të thjeshtë. Të themi se në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë "Kuadr.com" një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë reklamë, kjo kompani ka një kontratë me Bashkinë e Tiranës për një sipërfaqe të tillë, por në fakt në realitet ndodh e kundërta.
Sipas investigimeve që ka bërë CNA, sipërfaqet e dhëna me qira nga Bashkia e Tiranës janë më të vogla në kontrata, se shfrytëzimi i tyre në realitet. Me fshehjen e të dhënave dhe informacioneve nga Bashkia e Tiranës pas kërkesave të CNA, dyshohet se kemi të bëjmë me abuzime apo vjedhje, pasi cila do të ishte arsyeja që Bashkia e Tiranës të mbante të fshehtë disa të dhëna të thjeshta. Afera që fsheh Bashkia e Tiranës
27 Maj, 14:35 Lidhja me Arbër Veliajn
Tentakulat shkojnë përtej "Kuadr.com" dhe mbërrijnë deri te vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, me kompaninë e tij "Gogel" që operon në fushën e reklamave, e cila është në hetim. Nën hetim nga SPAK-u/ Dhjetëra miliona euro xhiro dhe fitime nga kompania e vëllait të Veliajt
25 Maj, 11:07 Brenda këtyre sipërfaqeve që merren për zhvillimin e eventeve shfaqen dhe reklamat e kompanisë së Arbër Veliajt. Shoqëria "Kuadr.com" ka qenë vetë kontraktuese direkt me kompanitë reklamuese si ONE, Vodafone apo kompani të tjera.
Reklamimet e ONE në një event në sheshin "Skënderbej" Por një ditë të bukur del Arbër Veliaj pas ardhjes së Erionit kryetar bashkie dhe kompania "Kuadr.com" nuk shkon te këta reklamues, por kalon nëpërmjet Arbrit, vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pra, kemi një trekëndësh të cilin CNA do ta sjellë në një tjetër shkrim. Investigimi
Kjo skemë nxjerr një sërë zyrtarësh të përfshirë, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, Policia Bashkiake, të cilët duhet të bëjnë verifikime në terren, të verifikojnë se sa po zbatohet kontrata e bërë nga Bashkia e Tiranës me kompaninë që ka marrë me qira sipërfaqet, të cilat dyshohen se në realitet janë shumë më të mëdha se në kontrata.
Nga kjo rrjedh se Bashkia e Tiranës ka marrë më pak të ardhura nga këto kompani, pasi në realitet është shfrytëzuar një hapësirë më e madhe për evente dhe reklama se sa është përcaktuar në kontratë. Bashkia e Tiranës, një bandë mashtruesish
19 Korrik, 11:11 Si rrjedhojë, kompania që ka marrë me qira sipërfaqet, të cilat janë shumë herë më të mëdha se sa është përcaktuar në kontratë ka paguar më pak taksa dhe ka përfituar më shumë xhepat e saj. Këtë duhet ta verifikonte Policia Bashkiake.
Kompania fituese për eventet që zhvillohen në sheshet kryesore të kryeqytetit është kompania Kuadr.com, që ka marrë kontrata nga Bashkia e Tiranës dhe shpesh financohet nga Bashkia e Tiranës.
Sipas të dhënave në Open Spending Data, CNA ka zbuluar dhe pagesat të ndryshme që Kuadr.com ka marrë nga Bashkia e Tiranës prej vitesh për evente të ndryshme.
Të dhënat në Open Spending Data për pagesat që Kuadr.com ka marrë nga Bashkia e Tiranës për evente të ndryshme Janë disa evente të organizuara nga Kuadr.com që Bashkia e Tiranës është sponsor. Kjo kompani fiton të ardhura duke marrë sipërfaqet më të mëdha se në kontratë dhe ato pak taksa që paguan ia kthen nëpërmjet formës së sponsorizimeve.
CNA do të vazhdojë të sjellë të tjera detaje në vijim në lidhje me skemën dhe abuzimet që mund të konsiderohet si një tjetër aferë që thith paratë e taksapaguesve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

