Lajme Zone
Investigimi i Sky News: Si bëhet rekrutimi në bandat shqiptare të drogës në Britani
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Investigimi i Sky News: Si bëhet rekrutimi në bandat shqiptare të drogës në Britani

Në orën 10:30 të mëngjesit, jam ulur në një kafene në Exeter, në jugperëndim të Anglisë, përballë një burri të quajtur Leo. Ai më shpjegon se si mund të filloj punë për rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës.

Me identitete të rreme dhe telefona të njëpërdorimshëm, gazetari u infiltrua në rrjetet shqiptare të trafikut të kokainës në Britani për të zbuluar nga afër se si funksionon rekrutimi i shpërndarësve të rinj. Nga ofertat e punës në TikTok te telefonat me klientelë të gatshme dhe lidhjet me trafikimin e emigrantëve, hetimi zbulon mekanizmat e një industrie kriminale që gjeneron fitime të mëdha. Në orën 10:30 të mëngjesit, jam ulur në një kafene në Exeter, në jugperëndim të Anglisë, përballë një burri të quajtur Leo. Ai më shpjegon se si mund të filloj punë për rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës.

Oferta është e drejtpërdrejtë: mund të më sigurojë një vend ku të qëndroj, një listë me çmimet e drogës dhe një punë që mund ta nis që në mesditë. S’ka intervistë pune, nuk më kërkohet ndonjë dëshmi për përvojën e mëparshme dhe as nuk bëhet ndonjë verifikim i identitetit tim. Gjithçka që duhet të bëj është të pranoj ofertën dhe të jem gati të filloj shpërndarjen e kokainës. Unë jam paraqitur me një identitet të rremë, duke iu përgjigjur një njoftimi për punë të publikuar në TikTok.

Për të mos lënë gjurmë që mund të çonin te identiteti im i vërtetë, kam përdorur një telefon të njëpërdorimshëm dhe një histori të sajuar. Gjatë bisedës, Leo më kërkon patentën e shoferit. I them se e kam lënë në makinë. Edhe kafenë e paguaj me telefon, duke u përpjekur të mos zbuloj asnjë të dhënë personale.

Takimi më jep një ide të qartë se sa lehtë mund të përfshihet dikush në një rrjet të shpërndarjes së drogës. Nëse do të isha një person që kërkonte vërtet punë dhe do ta pranoja këtë ofertë, brenda pak orësh mund të gjendesha duke punuar për një organizatë kriminale.

Dejvid Mekelvej, ish-oficer policie me përvojë në hetimin e krimit të organizuar, më shpjegon se çfarë mund të ndodhte nëse do të ndërhynte policia. Sipas tij, autoritetet mund të bastisnin adresën ku Leo më kishte ofruar të qëndroja, dhe me shumë gjasë, do të gjenin drogë.

Nëse do të arrestohej dhe dënohej për përfshirjen në këtë veprimtari, Leo mund të përballej me një dënim 5-8 vjet burg. Ky është vetëm një nga takimet që zhvillova gjatë hetimit tonë për mënyrën se si funksionojnë rrjetet shqiptare të trafikut të drogës në Britani.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), organizatat shqiptare të krimit të organizuar kanë marrë kontrollin kryesor mbi importimin e kokainës në vend. Britania është tregu më i madh i konsumit të kësaj droge në Evropë, ndërsa përdorimi i saj është rritur me më shumë se një të katërtën gjatë pesë viteve të fundit.

Grupet shqiptare kanë arritur të forcojnë pozitat e tyre duke kapërcyer ndërmjetësit tradicionalë në Evropë dhe duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën e Jugut. Kjo u ka dhënë mundësi të sigurojnë sasi më të mëdha, të rrisin fitimet dhe të ofrojnë kokainë më të pastër, shpesh edhe me çmime më të ulëta.

Kontrolli mbi zinxhirin e furnizimit, është një prej arsyeve që i ka bërë këto organizata kaq të fuqishme në tregun britanik. Në një tjetër takim, këtë herë në Uigan, në veriperëndim të Anglisë, ulem në një makinë pranë një këndi lojërash për fëmijë.

Personi me të cilin takohem më ofron 280 paund në ditë, të paguara në dorë, për të punuar në shpërndarjen e drogës. Është një ofertë jashtëzakonisht joshëse për dikë që kërkon të ardhura të shpejta. Kjo pagesë ditore, do të ishte e barasvlershme me të ardhurat neto të një personi që fiton më shumë se 100.000 paund në vit në një punë të ligjshme.

Por rekrutimi i shpërndarësve të rinj nuk është e vetmja mënyrë përmes së cilës funksionojnë këto rrjete. Gjatë hetimit, zbuloj edhe një treg të veçantë për atë që njihet si “deal phones”, pra telefona të përdorur për të marrë porosi për drogë, të cilët kanë tashmë një bazë të krijuar klientësh.

Në vend që të shitet thjesht një telefon, ofrohet një biznes i gatshëm. Pajisja shoqërohet me numrin e telefonit dhe klientelën që e përdor për të porositur kokainë. Në këtë mënyrë, blerësi merr përsipër një rrjet shpërndarjeje që funksionon tashmë dhe mund të fillojë të nxjerrë fitime që në ditët e para.

Në një njoftim të publikuar në TikTok, një telefon i tillë ofrohej për 300.000 paund. Arrij të shoh edhe se sa shpejt mund të kryhet një porosi. Në Royal Tunbridge Ëells, shërbimi i shpërndarjes së kokainës funksionon pothuajse si një kompani e zakonshme korrierësh.

Klienti telefonon, bën porosinë dhe pret që droga t’i mbërrijë në adresë. Në këtë rast, koha e pritjes mund të jetë vetëm gjysmë ore. Gjatë hetimit, hasa edhe në një tjetër dimension të aktivitetit kriminal: lidhjet mes trafikut të drogës dhe kontrabandimit të emigrantëve.

Në TikTok gjej një njoftim në gjuhën shqipe, ku ofrohet transportimi i personave që kanë probleme me autoritetet britanike drejt vendeve të tjera të Evropës. Mesazhi është i qartë: “Transportojmë djem me probleme nga Britania drejt Evropës. Udhëtim i sigurt çdo javë!”.

Vendos të kontaktoj personat që qëndrojnë pas këtij njoftimi. Përgjigjja që marr është tronditëse: më ofrohet mundësia për të nxjerrë jashtë Britanisë, me një kamion, një person që kërkohet nga policia. Çmimi për këtë shërbim është 2.500 paund.

Sipas NCA-së, disa prej grupeve shqiptare të përfshira në trafikun e drogës kanë lidhje edhe me rrjetet e organizuara të kontrabandimit të emigrantëve. Në vitin 2022, shqiptarët përbënin rreth një të tretën e personave që mbërritën në Britani përmes kalimeve me varka të vogla në Kanalin e La Manshit.

Hetimi ynë, tregon se në disa raste, udhëtimi drejt Britanisë mund të shndërrohet në fillimin e një marrëdhënieje varësie dhe shfrytëzimi nga rrjetet kriminale. Takova edhe një burrë që ishte kthyer në Shqipëri dhe që më tregoi përvojën e tij.

Sipas rrëfimit të tij, familjarët kishin paguar për kalimin e tij drejt Britanisë, por paratë ishin dhënë me kushtin që ai të punonte për trafikantët shqiptarë të drogës. Pasi mbërriti në vend, fillimisht u vendos në një hotel dhe më pas u dërgua të punonte në një fermë kanabisi në Mançester.

Ai pretendon se shumica e personave që kishin udhëtuar me të në të njëjtën varkë kishin hyrë në Britani me të njëjtin qëllim: të punonin për rrjetet e drogës. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shumica dërrmuese e shqiptarëve që jetojnë në Britani nuk kanë asnjë lidhje me krimin e organizuar.

Hetimi ynë nuk synon të vërë në të njëjtën kategori një komunitet të tërë, por të dokumentojë mënyrën se si funksionojnë disa organizata kriminale dhe si shfrytëzojnë njerëzit që gjenden në kushte të vështira ekonomike apo ligjore.

Kethrin Uestmor nënvizon se tregtia e drogës nuk është një krim pa viktima. Pas çdo transaksioni, thotë ajo, fshihet një histori njerëzish të shfrytëzuar, personash të cenueshëm dhe objekt dhune. Për konsumatorin, porosia mund të duket si një veprim i zakonshëm dhe pa pasoja të drejtpërdrejta.

Por pas saj qëndron një zinxhir kriminal, kostoja njerëzore e të cilit shpesh mbetet e padukshme. Dokumentari ynë investigativ, “The Drug Lords Next Door”, realizuar nga Full Story Films dhe Quicksilver Media, do të transmetohet në Sky Neës dhe Sky Documentaries më 13 nëntor, në orën 21:00./Pamfleti nga “The Telegraph”investigimi i sky news Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim", zbardhet përgjimi i nënës dhe djalit të akuzuar për vrasjen e Urim Fikut 12 Nëntor 2026, 10:1210:12Kronike Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin? 12 Nëntor 2026, 09:5509:55Kronike “122 ditë peng nga prokuroria”, historia e 3 personave që u kapën për drogë, por në fund “malli” doli miell! 11 Nëntor 2026, 21:4121:41Kronike Aksident në Rrugën e Arbrit, kamioni humb kontrollin dhe çan barrierat mbrojtëse; bllokohet qarkullimi 11 Nëntor 2026, 18:1718:17Kronike U kap me 19 kg drogë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi; në pranga edhe një grua 11 Nëntor 2026, 17:5717:57Kronike Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 8 vite burg Zamir Hoxhën 11 Nëntor 2026, 16:2116:21Kronike